• e shtunë, 24 gusht 2024
MIA Flesh

12:00 / 22 gusht / 2024

Shkup - Me dëshminë e ekspertit me propozim të prokurorisë në Gjykatën penale të Shkupit sot ka vazhduar gjykimi ndaj të akuzuarve tjerë në rastin “Zinxhiri” i cili ka të bëjë me evazion fiskal prej rreth 8 milionë euro. Në këtë rast janë akuzuar mbi 30 persona fizikë dhe juridikë, shumica e të cilëve e kanë pranuar fajin dhe Gjykata Themelore Penale e Shkupit shqiptoi dënim me burg, me kusht dhe në të holla. Procedura vazhdon për 12 persona të akuzuar fizikë dhe juridikë.

Shkup - Inspektorët e doganës dhe nëpunësit e doganës gjatë ditëve të kaluara dhe dje kanë parandaluar disa tentativa për tregti të paligjshme të produkteve të brenduara, kontrabandë të cigareve dhe eksportimit ilegal të devizave.

Shkup - Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm në KB në Nju Јork, profesor dr. Lubomir Fërçkoski ka dhënë dorëheqje nga posti. Fërçkoski ka dorëzuar dorëheqjen deri te presidentja Gordana Siljanovska-Davkova dhe për këtë e ka informuar MPJ-në.

Shkup - Pa rrymë nesër prej orës 8:00 deri në orën 9:00 do të jenë një pjesë e banorëve të fshatit Krushapek drejt shkollës në komunën Saraj, ndërsa prej orës 8:00 deri në orën 12:00 një pjesë e shfrytëzuesve nga lagjja Hekuranë dhe objektet rreth kopshtit të fëmijëve në komunën Gazi Babë.

Beograd - Xhefri Saks, ekonomist amerikan, profesor në Universitetin e Kolumbisë i cili ishte këshilltar i kryeministrit në kohën e ish Jugosllavisë, Ante Markoviq në vitin 1990, deklaroi në një intervistë me NIN se ai besonte në shpëtimin e Jugosllavisë, por se "shumë politikanë në Jugosllavi dhe në Evropë dëshironin t'i jepnin fund Jugosllavisë, jo ta shpëtojnë".

Athinë - Për shkak të turbulencave gjatë fluturimit mbi Italinë, një aeroplan nga ishulli i Korfuzit për në Londër ka bërë ulje të detyrueshme në Romë, ndërsa lëndime të lehta kanë marrë dy stjuardesa, bëri të ditur televizioni shtetëror grek ERT, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Rali – Në tubimin e parë publik në vend të hapur pas përpjekjes për atentat në muajin e kaluar, Donald Trampi u shfaq pas xhamit antiplumb në tubimin në Karolinën e Veriut në një ngjarje kushtuar sigurisë kombëtare. Në fjalimin e tij, ai e quajti paraardhësin e tij Barak Obama “të ndyrë” për shkak të komenteve të tij natën e kaluar në Konventën Kombëtare Demokratike. 

Nju Delhi - Të paktën 17 persona humbën jetën gjatë shpërthimit në një fabrikë të barnave në Indi, njoftoi sot në mëngjes policia. Në shpërthim janë lënduar 34 persona, prej të cilëve shumica janë me djegie nga kemikalet. 

Uashington – Kandidati për president Robert F. Kenedi Junior pritet të largohet nga gara për Shtëpinë e Bardhë, publikojnë mediat amerikane ku njëherësh kandidati i pavarur është planifikuar të mbajë një fjalim të madh këtë javë. "Nju jork tajms" dhe "Si-en-en" publikuan se Kenedi, mbështetja të cilit ishte 8.7 për qind në një anketë nga "Hill" në mbarë vendin këtë javë do të mbështesë kandidatin republikan Donald Tramp pas tërheqjes.

Napoli - Sulmuesi i Çellsit, Romelu Lukaku së shpejti mund të transferohet te Napoli. Siç bën të ditur gazetari Fabricio Romano në Tuiter, palët do të takohen në Londër brenda 24 orëve. Më herët u publikua se klubi londinez dëshironte të marrë 35 milionë euro për 31 vjeçarin belg, megjithëse nga klubi italian ofruan 25 milionë euro.

QËNDRONI TË LIDHUR