• e shtunë, 24 gusht 2024
MIA Flesh

09:00 / 22 gusht / 2024

Shkup - Në vend është shënuar rritje e numrit të të prekurve nga Kovid-19, ndërsa autoritetet apelojnë që të respektohen rekomandimet e Komisionit për sëmundje infektive. Nga data 12 deri më 18 gusht janë regjistruar 271 raste të reja me koronavirus, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) që paraqet rritje prej 60,4 për qind në krahasim me javën e kaluar.

Shkup – Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dr.Oliver Millanov sot do të mbajë fjalim në ngjarjen përmbyllëse të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Kontroll i përmirësuar i sëmundjeve te kafshët dhe zbatimi i sistemit për siguri të ushqimit”.

Shkup - Me mbjelljen tradicionale të pemëve dhe leximin e poezisë në parkun e poezisë për nder të fituesit të "Kurorës së artë" për vitin 2024, poetit dhe dramaturgut të shquar francez, Zhan Pjer Simeon sot në Strugë fillon edicioni i 63-të i mbrëmjeve strugane të poezisë.

Shkup -  Moti paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave, veçanërisht në rajonet malore. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 19 gradë, ndërsa ajo maksimale do të sillet prej 29 deri 36 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 7. 

Beograd - Pas vizitës në Sarajevë, drejtori i Agjencisë qendrore të inteligjencës amerikane (CIA) Uiliam Barns arriti në Beograd. Nuk ka asnjë informacion zyrtar për vizitën e Barnsit në Serbi, por dihet se cilat janë temat në tryezë, raportojnë mediat e Beogradit.

Uashington – Presidenti i SHBA-së Xho Bajden ka realizuar bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu për mënyrat e arritjes së progresit lidhur me armëpushimin potencial në Gazë dhe marrëveshjen për pengjet, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Uashington – Tim Uollc, i zgjedhur nga Kamalla Harris për nënpresident të saj në zgjedhjet presidenciale në SHBA në nëntor, zyrtarisht e pranoi nominimin e demokratëve. “Nderi më i madh në jetën time është që ta pranoj nominimin tuaj për nënpresident të SHBA-së”, tha ai në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago. Fjalimi i tij ishte transmetuar drejtpërdrejt në kanale televizive amerikane të lajmeve. Uollc guvernatori 60-vjeçar i Minesotës mori brohoritje nga publiku në sallë ku e mbajti fjalimin e tij.

 

QËNDRONI TË LIDHUR