• e martë, 24 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 23 gusht/ 2024

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot priti laureatin dhe fitues i Kurorës së Artë në Mbrëmjet Strugane të Poezisë për vitin 2024, Zhan Pjer Simeon,  fituesen e çmimit "Vëllezërit Molladinovci", Katica Qulavkova, fituesen e çmimit "Urat e Strugës", Katrin Pic dhe fituesen e çmimit "Struga e Re", Filipa Sara Popova, informojnë nga kabineti i presidentes.

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski sot i bëri thirrje Prokurorisë publike t'i kontrollojë pohimet e LSDM-së se ikja e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani në Kosovë është realizuar me ndihmën e njerëzve nga institucionet shtetërore. Pohimet e LSDM-së, sipas Mickoskit, janë gënjeshtra.

Shkup - Ambasadorët në punën e të cilëve do të konstatohen parregullsi do të tërhiqen, deklaroi sot kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski. "Të njejtit do të tërhiqen. Ka shumë të tillë. Një pjesë e atyre parregullsive të cilat hetohen janë edhe parregullsitë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, veprimi i organeve zyrtare të cilët ishin pjesë e MPB-së, si dhe disa nga ambasadorët të cilët, për fat të keq, më duhet të them kanë keqpërdorim të madh të mjeteve të qytetarëve nga Buxheti", deklaroi kryeministri Mickoski, i cili ishte për vizitë në Kadastër.

Shtip - Do të bisedojmë me të gjithë partnerët social dhe sigurisht se do të kërkojmë mënyrë që t'i motivojmë mësimdhënësit në të gjitha mënyrat e mundshme, tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, e cila pas vizitës në Shtip u përgjigj në pyetjen se nga Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) thonë se sipas Ligjit të mësimdhënësve kanë të drejtë për rritje pagash 12 për qind, duke i lënë hapësirë ​​dialogut deri më 15 shtator.

Shkup - Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev sot është takuar me drejtorin e Fondit të Shëndetësisë, Sasho Klekovski.  Siç njofton Kabineti i ministrit të Administratës Publike, në mbledhjen e zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Administratës Publike, është diskutuar për bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy institucioneve dhe mundësitë për zhvillimin e sektorit shëndetësor.

Shkup - Te Bordi Drejtues kam dorëzuar propozim për uljen e kompensimeve për pjesën më të madhe të shërbimeve të cilat i ofron Agjencia për Kadastër të Patundshmërive. Pas përfundimit të procedurës së nevojshme, qytetarët së shpejti do të mund t'i marrin shërbimet në Agjenci me çmime më të lira, më të ulta edhe deri në 75 për qind. Propozimi vjen si përgjigje e reagimeve të mëdha në opinion pas rritjes së çmimeve në shkurt të vitit 2024, nga ana e udhëheqësisë paraprake të Agjencisë, deklaroi sot drejtori i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, Ivan Zhivkovski.

Shkup - Një pjesë e mjeteve të destinuara për projekte të komunave në vlerë prej 250 milionë euro janë parashikuar me ribalancin dhe në seancën e ardhshme qeveritare të martën presim të fillojnë ngadalë të shfrytëzohen për nevojat e qytetarëve përmes komunave, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, theksoi Mickoski, menjëherë do ta shpallë thirrjen publike, në të cilën komunat duhet të aplikojnë me projekte dhe ato projekte pastaj do të financohen.

Shkup  - Kryetari i partisë politike Koncepti maqedonas, Petar Bogojeski sot në Prokurorinë themelore publike parashtroi padi penale për, siç tha, disa vepra inkriminuese kundër politikanëve shqiptarë. Bogojeski kumtoi se në Prokurori dhe MPB janë parashtruar dëshmi deklarata mediale nga politikanë të cilët i takojnë komunitetit etnik shqiptar dhe nga rrjetet sociale ku, siç tha, tërësisht poshtërohet Maqedonia, kontrstohet ekzistimi i popullit maqeodnas, gjuhës maqedonase dhe shtetit maqedonas. Bogojeski nuk përmendi emra të politikanëve kundër të cilëve parashtruan padi penale sepse PTHP pocesuon dhe të mod dalë, siç tha, se ata e dënojnë dikë para se të bëhet procedura gjyqësore.

Shkup - Llazo Uzunçev, inxhinier i diplomuar i makinerisë me përvojë paraprake shumëvjeçare në pozicione menaxheriale në sektorin privat, është emëruar kryetar i Bordit drejtues dhe drejtor i përgjithshëm i SHA EMV nga Bordi mbikëqyrës i SHA EMV, me rekomandim të Qeverisë.

Shkup - Një minator nga Probishtipi ka marrë lëndime të rënda trupore gjatë kryerjes së detyrave në minierën në rrethinën e Probishtipit dhe për ngjarjen është informuar prokurori publik, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. "Më 20.08.2024 në ora 20:40 në Stacionin policor Probishtip, nga Ndihma urgjente Probishtip është raportuar se tek ata me lëndime të rënda trupore është dërguar D.N. (28) nga fshati Dobrevë i Probishtipit. Sipas raportimeve, ai ka marrë lëndime gjatë kryerjes së detyrave në minierën në rrethinën e Probishtipit", qëndron në Buletinin ditor të MPB-së.

Shkup - Janë transferuar njëqind milionë denarë në SHA Ekonomizim për pagesën e pagave të mbetura, informon pasdite Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU). Sipas MBPEU, ndërmerren aktivitete për zgjidhjen e problemeve të cilat i ka krijuar Qeveria paraprake.

Banja Llukë - Republika Srpska asnjëherë nuk ka pasur plan për shkëputje, deklaroi sot presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik, dhe theksoi se tashmë 10 vjet thotë se RS nuk ka plane për shkëputje, as nuk ka pasur ndonjëherë.

Madrid - Ulja e njoftuar e ndihmës gjermane për Ukrainën "është shumë shqetësuese" dhe paraqet "një lajm të keq", deklaroi sot shefi i diplomacisë gjermane, Zhozep Borell. "Mond"-i francez, e citon Borellin, i cili në Santander, në veri të Spanjës, deklaroi se Gjermania bën shumë për t'i ndihmuar Ukrainës të kundërshtohet në pushtimin rus dhe prandaj ulja e ardhshme e ndihmës nga Berlini është "shumë shqetësuese".

Volgograd - Shërbimi federal ndëshkues i Rusisë kumtoi se të burgosurit nga kolonia numër 19 në rajonin e Volgogradit kanë marrë peng gardianë dhe të punësuar në institucion. Mediumet lajmëojnë se në koloninë në qytetin Surovikano ka më shumë se një mijë të burgosur dhe se në rrjedhë janë përpjekjet për lirim të pengjeve.

Moskë - Janë liruar pengjet të marrë në burg në rajonin rus Volgorod, njoftuan agjencitë botërore, duke iu referuar kanalit Baza në Telegram, i afërt me shërbimet e sigurisë. Forcat speciale të gardëps ruse kanë njoftuar se snajperistët e tyre i kanë vrarë katër të burgosurit, të cilët i kanë rrëmbyer gardianët në koloninë ndëshkuese të sigurisë së lartë IK-19.

Berlin - Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Gjermani do të mbahen më 28 shtator të vitit të ardhshëm, kumtoi sot kabineti i presidentit, Frank-Valter Shtajnmajer. Presidenti Shtajnmajer sipas rekomandimit të Qeverisë, zyrtarisht e caktoi datën e zgjedhjeve për Bundestagun, Dhomën e ulët të parlamentit. Bundestagu pas zgjedhjeve do të zgjedhë shefin e qeverisë - kancelarin.

Uashington - Aeroplanmbajtësi amerikan "USS Abraham Linkoln" i pajisur me aeroplanë luftarakë F-35C dhe F/A-18 Blloku Tre, ka arritur në Lindjen e Mesme, njoftoi Komanda Qendrore amerikane për Lindjen e Mesme (CENTKOM). Tani në rajon ka dy aeroplanmbajtës amerikanë. 

Uashington - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin sot deklaroi se me kolegun e tij izraelit, Joav Galant ka biseduar për një spektër të gjerë të çështjeve rajonale, përfshirë edhe tensionin aktual në kufirin izraelito-libanez dhe nevojën për t'u dakorduar ndërprerja e zjarrit në Rripin e Gazës, transmetojnë mediumet britanike.

Uashington - SHBA-ja sot shtoi 63 kompani ruse dhe 42 kineze në listën e sanksioneve për shkak të dyshimeve se e mbështesin ushtrinë ruse, lajmëruan mediumet britanike. Sanksionet, që përfshijnë edhe 18 persona juridik nga vende të tjera, u imponuan për disa shkaqeve, përfshirë edhe furnizimin me elektronikë amerikabe të subjekteve lidhur me ushtrinë ruse, prodhim të mijëra fluturakeve pa pilot "Shahed-136", që i shfrytëzojnë forcat moskovite kundër Ukrainës, dhe të tjera.

Kartum - Epidemi të kolerës ka në Sudan për të dytin vit radhazi, ndërsa muajin e kaluar nga ajo humbën jetën 28 persona, ndërsa janë regjistruar 658 të infektuar, njoftuan sot autoritetet.  Shirat e dendur që kanë rënë në zonat e stërmbushur me banorë që po ikin nga lufta civile në vend po kontribuojnë në situatën e rëndë, raportojnë agjencitë botërore.

QËNDRONI TË LIDHUR