• e shtunë, 24 gusht 2024
MIA Flesh

12:00/23 gusht/2024

Shkup - Po intensifikohen aktivitetet për fillimin e Projektit për automatizimin e terminaleve në vendkalimet kufitare dhe rindërtimin e pikës kufitare Dellçevë me grant nga BE-ja në vlerë prej 4.2 milionë euro. Në fazën e parë do të punohet në automatizimin e terminaleve dhe kyçje në sistemin e ri për video mbikëqyrje, informojnë nga Drejtoria e doganave. Kjo theksohet, përfshin zëvendësimin e plotë të peshoreve ekzistuese me peshore të reja digjitale, si dhe zëvendësimin e rampave ekzistuese me rampa të reja të automatizuara.

Shkup - Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë njofton se konform Ligjit për festat në RMV (Gazeta Zyrtare e RMV-së, nr. 21/98 dhe 18/07), 28 Gushti (e mërkurë), Dita e Shën Mërisë është ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë ua uron festën qytetarëve të besimit ortodoks.

Shkup - Gjatë mbrëmjes së kaluar, ekipet e NP “Higjiena Komunale” - Shkup larguan 60 metra kub mbetje nga më shumë deponi të egra të vendosura në disa komuna të Shkupit. Aktivitetet u realizuan në rrugët Vasill Çakallarov dhe Ruzvelltova – në komunën e Karposhit të Shkupit dhe në bulevardin Brigada “maqedono – kosovare” në komunën Çair.

Prishtinë - Shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA), Uiliiam Barns i cili udhëtoi dje në Prishtinë, mëngjesin e sotëm është parë në hyrje të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti, raporton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.  Televizioni T7 transmetoi pamjet ku  Barns është parë i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Xhefri Hovnier duke hyrë në Qeveri.

Tiranë – Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj paralajmëroi se nga 1 janari 2025 pensionistët në kryeqytetin e Shqipërisë falas do ta shfrytëzojnë transportin publik. Në një publikim në Fejsbuk shtoi se e kupton që inflacioni dhe çmimet e larta në Shqipëri janë stres për pensionistët, prandaj komuna e Tiranës do të kontribuojë me atë që nga fillimi i vitit të ardhshëm transporti i të gjithë pensionistëve të saj do të jetë falas.

Athinë - Në ditët në vijim rreziku i zjarreve është shumë i lartë në disa pjesë të Greqisë, ndërsa ministri i krizave klimatike dhe mbrojtjes civile, Vasilis Kikilas apeloi te të gjithë që të jenë sa më të kujdesshëm, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Kikilas shpjegoi se sipas komisionit kompetent për vlerësimin e rreziqeve sot dhe gjatë fundjavës në Greqinë qendrore dhe jugore, një pjesë nga Peloponezi dhe ishujt e Detit Egje do të mbizotërojnë kushte të rënda të motit me erëra të forta dhe kjo do të përforcohet veçmas të dielën.

Ankara - Shërbimet speciale turke kanë arrestuar 65 persona të dyshuar si të lidhur me grupin terrorist të Shtetit Islamik (SHI), deklaroi ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja. Ai në rrjetin social X informoi se në pesë ditët e kaluara në 17 qarqe janë kryer operacione kundër grupit terrorist SHI ku janë arrestuar 65 persona.

Paris – Liderët e koalicionit të majtë francez do të kërkojnë nga presidenti Emanuel Makron t’i lejojë të formojnë qeveri të re gjatë serisë së takimeve kushtuar zgjidhjes së bllokadës politike gjashte javore. Makroni më parë e refuzoi kandidatin e Fronit të Ri Popullor për mandatin, duke thënë se dëshiron lider qeveritar me mbështetje “të gjerë dhe të qëndrueshme” që të shmang mosbesim në parlament që do të shkaktonte kaos politik shtesë, shkruan Gardian.

Londër - Mjekët nga shtatë vende kanë filluar testimin e vaksinës së parë mRNA kundër kancerit në mushkëri te pacientët. Faza e parë e provës klinike njerëzore po kryhet në 34 vende kërkimore në Britaninë e Madhe, SHBA, Gjermani, Hungari, Poloni, Spanjë dhe Turqi. Vaksina e njohur si "BNT-116" (BNT116) është prodhuar në laboratorët e kompanisë "Biontek" (BioNTech), dhe funksionon në parimin e gjetjes së qelizave kancerogjene e cila më pas i shkatërron ato dhe i pengon të riaktivizohen, shkruan "Gardian".

Nju Jork - Kombet e Bashkuara (KB) vlerësojnë se popullsia në vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2050 do të zvogëlohet për rreth tre milionë banorë. Nëse vitin e kaluar popullsia ishte 16.977.000 banorë, deri në vitin 2050 do të ulet në 13.975.000 banorë. Sipas vlerësimeve të KB-së popullsia në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga 1.836.000 do të zvogëlohet në 1.519.000 që është një rënie prej 17.3 për qind.

Tel Aviv - Forcat mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se goditën një qeli të Hezbollahut në Libanin jugor të cilët planifikonin të lëshonin raketa në Izrael. Sulmi është kryer me dron në Tair Harfa, Libanin Jugor. Mëngjesin e sotëm në zonën Maunt Meron, ku ndodhet baza e kontrollit të trafikut ajror izraelit janë lëshuar disa raketa nga Libani.

Nju – Delhi – Kryeministri indian Narendra Modi sot do ta vizitojë Ukrainën, ku do të takohet me presidentin Volodomir Zelenski, vizitë e parë e një kryeministri indian në Kiev pasi Ukraina arriti pavarësinë nga BRSS në vitin 1991. Vizita është në moment kyç në luftën në Ukrainë, kur forcat ukrainase ende mbeten në pjesën perëndimore të rajonit rus Kursk pas pushtimit të tyre më 6 gusht, ndërsa trupat ruse dalëngadalë, por në mënyrë të qëndrueshme po përparojnë në Ukrainën lindore.

Uashington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës planifikojnë të dërgojnë 125 milionë dollarë ndihmë ushtarake në Ukrainë, në kushtet e luftës së saj të vazhdueshme me Rusinë. Sipas burimeve në administratën e presidentit Xho Bajden, pakoja e ndihmës përfshin sisteme të ndryshme të mbrojtjes, duke përfshirë raketa për mbrojtje ajrore, municione për sistemet HIMARS, raketa kundër autoblindave, teknologji për anti-dronë dhe raketa "Xhavelin".

Torino – Juventusi filloi ofensivë serioze për tërheqjen e sulmuesit anësor të Mançester Junajted, Xhejden Sanço, njoftoi “Skaj Sports”. Sipas informacioneve “bjankonerët” kanë interesim serioz për anglezin dhe tashmë zhvillojnë bisedime me Mançester Junajtedin për marrëveshje eventuale, ndërsa në ndërkohë me vetë lojtarin bisedojnë për kushtet nën të cilat do të nënshkruante me ekipin nga Torino.

Romë - Një kthesë befasuese ndodhi rreth transferimit të Paulo Dibalës në Al Kasijan të Arabisë saudite. Argjentinasi u konsiderua si një përforcim i sigurt në këtë klub, por marrëveshja dështoi në momentet e fundit dhe ai do të mbetet në klubin e tij aktual të Romës. Lajmin e kanë transmetuar thuajse të gjitha mediat italiane, mes të cilëve edhe eksperti i transferimeve Fabricio Romano. Dibala mëngjesin e së enjtes u përshëndet me lojtarë e tij dhe stafin trajnues të Romës, duke pritur se nuk do të kthehej në bazën e klubit. Megjithatë, duket se ai do të vazhdojë dhe në të ardhmen të mbajë fanellën e "ujqërve".

 

QËNDRONI TË LIDHUR