• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 21 gusht/ 2024

Shkup - Gjatë ditës do të paguhen të gjitha rrogat e mbetura për të punësuarit në Ndërmarrjen publike Pyjet nacionale, si dhe një pjesë e kërkesave të komitentëve. E njejta do të ndodhë edhe për të punësuairt në SHA "Ujësjellësi" pas mbledhjes së ardhshme të rregullt të Qeverisë më 27 gusht, kumtoi sot kryeministri, Hristian Mickoski.

Negotinë - Ia lë Këshillit Gjyqësor të vendosë me karrierën gjyqësore të gjyqtarit Pajazit Pajaziti, theksoi kryeministri Hristijan Mickosku në pyetjen e gazetarëve nëse gjyqtari Pajaziti duhet të përgjigjet për arratisjen e Blerim Ramadanit. Sipas Mickoskit, Pajaziti është gjyqtari i preferuar i LSDM-së dhe BDI-së dhe siç tha ai, me shumë gjykime diskutabile në të kaluarën.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot u takua me nunciun apostolik për Maqredoninë e Veriut me seli në SOfje, moinsinjor Luçano Suriani. Në takim, siç informoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, u shpreh kënaqësia e ndërjelltë nga zhvillimi i suksesshëm i marrëdhënieve bilaterale, të bazuara në lidhjet e rëndësishme historike, vlera të ndara kulturore dhe tradita të përbashkëta shpirtërore.

Shkup - Blloku 1 i KEM-Manastir rreth orën 12 e ka ndërprerë punën për shkak të ndërprerjes së largpërçuesit 110 kilovoltësh të SHA MEPSO. Funksionimi i rregullt dhe normal i Bllokut 1 është ndërprerë për shkak se në momentin kritik, termocentrali nuk ka mundur të japë energjinë e prodhuar në sistemin elektroenergjetik të Maqedonisë, pas së cilës, konform protokolleve të sigurisë është shkyçur, njoftoi SHA EMV.

Shkup - Prokuroria Themelore Publike ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër të dyshuarit i cili në parkingun e Qendrës Tregtare "Mavrovasja" dje vrau një person. Siç informojnë nga PTHP Shkup, i dyshuari akuzohet për vepër penale vrasje, vrasje në tentim dhe përpunim të paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim me armë dhe materie shpërthyese.

Shkup - Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Sllobodan Trebdafillov është optimist dhe pret të ketë takim me kryeministrin Hristian Mickoski për rritjen e rrogës minimale. Siç thotë, LSM tashmë ka dërguar kërkesë për takim dhe pret që dialogun social ta zhvillojë në tryezë, nëse kjo nuk ndodhë, çdoherë kanë në dispozicion edhe masa të tjera.

Shkup - Paga minimale në vend është më e ulët në rajon dhe prandaj menjëherë është e domosdoshme rritja e pagës minimale në vlerë prej të paktën 450 euro, theksoi kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) Sllobodan Trendafilov në konferencën e sotme për shtyp me rastin e shënimit të 78-të vjetorit të ekzistimit të Lidhjes dhe shtoi se shporta minimale sindikaliste nga dhjetori është rritur për 4.600 denarë, ndërsa inflacioni në gjashtë muajt e parë të vitit është 3,65 për qind.

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme njofton se SPB Shkup në tërësi i ka zbardhur veprat penale "vrasje" dhe "vrasje në tentativë", të cilat janë kryer dje në parking hapësirat prapa Qendrës tregtare “Mavrovasja”, ku me përdorimin e armës së zjarrit është vrarë V.E. (58) nga Shkupi dhe në rr. “Stojna Stefkova”, ku me pistoletën është shtënë në drejtim të nëpunësve policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup.

Shkup - Ministrja e Energjetikës, Xehtarisë dhe Lëndëve të Para Minerale Sanja Bozhinovska sot realizoi takim me ambasadoren e Republikës së Greqisë, Sofija Filipidu dhe sekretarin për Çështje Ekonomike në ambasadën në Shkup, Vasilis Gazaras, ku është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit me theks në projektet energjetike.

Shkup - Ministri përgjegjës për integrimin dhe zbatimin e Strategjisë për përfshirjen e romëve 2022-2030, Shaban Saliu ka realizuar takim me zëvendësministrin e Kulturës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, Sulejman Erxhani dhe deputetin në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Erxhan Galushi. 

Shkup - Drejtori ITSHKSH-së, Skender Asani, është takuar me u.d. zëvendësambasador dhe shefin e zyrës politike në Ambasadën e SHBA-së në Shkup, Dejvid Majers. Temat kryesore të cilat drejtori Asani i shpalosi para diplomatit amerikan ishin veprimtaria shkencore e hulumtuese e Institutit, përfshirë edhe konferencat shkencore si dhe botimet e shumta, duke e siguruar atë se Instituti që ai drejton vazhdon të mbetet promotor i nxitjes së dialogut dhe mirëkuptimit ndëretnik dhe ndërefetar.

Shkup - Nga 12 deri 18 më gusht në vend janë regjistruar 271 raste të reja të pacientëve me Kovid-19, që paraqet një rritje prej 60,4 për qind krahasuar me javën e kaluar. Janë testuar gjithsej 608 materiale në laboratorët ku kryhen testime molekulare dhe antigjenike për praninë e SARS-CoV-2, me një rritje prej 33,3 për qind.

Shkup - Ndërmarrja për Qarkullim Publik “Shkup” sot pasdite i njofton qytetarët se është konstatuar mashtrim me kartelën elektronike “skopska” në rrjetet sociale, rasti është raportuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. "NQP "Shkup" konstatoi lajm të rremë se është falsifikuar logoja e kartelës elektronike “skopska”, e publikuar në rrjetet sociale nga grupi i quajtur “Karta e transportit të Qytetit të Shkupit”. Bëhet fjalë për mashtrim me link të rremë, që vjedhë të dhënat nga kartat e pagesave të qytetarëve", shkrun në ueb faqen e ndërmarrjes. 

Shkup - Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani sot zhvilloi takim pune me drejtorin e Byrosë për Zhvillim Rajonal, Daut Memishi. Në takim u diskutua projektin aktual që po zbatohet në lagjen Zona e VI si dhe për vazhdimin e bashkëpunimeve ndërmjet dy institucioneve.

Gostivar - Vetëqeverisja Lokale dhe Byroja për Zhvilim Rajonal do ta përforcojnë bashkëpunimin dhe së bashku do të realizojnë projekte infrastrukturore në Gostivar. Kjo ishte dakorduar në takimin e punës ndërmjet u.d. kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani dhe drejtorit të Byrosë për Zhvillim Rajonal, Daut Memishi.

Prishtinë - Ambasadori amerikan në Kosovë, Xhefri Hovenier deklaroi se SHBA-ja mbetet e përkushtuar në ndihmën për popullin e Kosovës, edhe përkundër veprimeve "sfiduese" të qeverisë së kryesuar nga kryeminitri Albin Kurti, të cilat, sipas tij, "u reflektuan në cilësinë e marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së", lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë - Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se është momenti i fundit që Serbia t'i dorëzojë autoriteteve gjyqësore të Kosovës Milan Radoiçiqin, i cili pranoi përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjska në veri të Kosovës më 24 shtator 2023, kur një polic i Kosovës dhe tre anëtarë të grupit të sulmuesve serbë u vranë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.  Sipas njoftimit të shërbimit për informim të Qeverisë në Prishtinë, Kurti e ka paraqitur kërkesën për dorëzimin e Radoiçiqit gjatë një takimi me senatorin amerikan Kris Marfi, në margjinat e Konventës Kombëtare të Partisë Demokratike, që po mbahet në Çikago.

Banjallukë - Personi i cili pas të shtënave në Sanski Most, ku mbetën të vrarë tre persona, është transferuar në Qendrën klinike të Republikës Serbe, ka plagë me armë zjarri në kraharor dhe planifikohet operacion, kanë thënë nga ky institucion shëndetësor. Pacienti është dërguar në qendrën urgjente me vetëdije dhe i është nënshtruar diagnozës. Qendra klinike theksoi se të gjitha parashikimet e mëtejshme janë të parakohshme.

Banja Llukë - Presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik, sot deklaroi se RS asnjëherë nuk e ka kontestuar sovranitetin dhe integritetin territorial të BeH-së në pajtim me Marrëveshjen e Dejtonit dhe se shkëputja asnjëherë nuk ishte politikë e këtij entiteti.  Një ditë pas vizitës së drejtorit të CIA-s, Uillijam Barns në Sarajevë, ai në profilin e tij në X shënoi se "megjithatë, Republika Srpska ka të drejtë të luftës politike për statusin e saj, në pajtim me Marrëveshjen e Dejtonit".

Athinë - Në pjesën detare jugperëndimore të ishullit grek Lezbos janë shpëtuar 115 emigrantë, pasi anija me të cilën ishin transportuar u gjend në pozitë të vështirë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Berlin - Fituesit e çmimit të sivjetshëm të konferencës mediatike "M100" në Potsdam janë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, njoftoi sot Majk Shubert, prefekti i qytetit të vogël në afërsi të Berlinit. Dy laureatët japin "vota të paçmueshme për mbështetje të shoqërisë sonë të lirë demokratike", sqaroi Shubert.

Bejrut - Grupi libanez Hezbollah ka lëshuar ​​më shumë se 50 raketa që goditën shtëpitë në Rrafshnaltën e Golanit të aneksuar nga Izraeli, raportuan mediat amerikane. Sulmi i sotëm ndodhi një ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken u takua me ndërmjetës nga Egjipti dhe Katari, duke vazhduar me një tjetër mision diplomatik në përpjekje për të ndërmjetësuar armëpushimin në luftën e Gazës, megjithëse Hamasi dhe Izraeli kanë sinjalizuar se sfidat mbeten.

QËNDRONI TË LIDHUR