• e diel, 25 gusht 2024
MIA Flesh

15:00/24 gusht/2024/

Shkup - Pagat duhet të rriten dhe të kenë vlerë dhe do të bëjmë gjithçka që pagat të rriten, por edhe të kenë vlerë, të mos ketë inflacion, tha kryeministri Hristian Mickoski i cili sot pas vizitës në Ndërmarrjen publike "Rrugët shtetërore" në Shkup iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për akuzat e LSDM-së se Qeveria e re nuk e ka përmbushur premtimin parazgjedhor për rritjen e pagave, si dhe për kërkesat e sindikatave për rritje të pagës minimale.

Shkup - Ata që kanë interes për destabilizim të shtetit janë më të aftët dhe më të fuqishmit kur ka destabilitet. Demokracia nënkupton institucione stabile dhe ne do të bëjmë çmos që t'i mbrojmë institucionet, tha sot kryeministri Hristian Mickoski i pyetur nëse ende mbetet në qëndrimin dhënë ditë më parë se ka njerëz që punojnë për destabilizimin e shtetit.

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski, konsideron se LSDM kërkon dorëheqje nga minsitri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, për shkak të faktit se, siç tha, "ata janë të frikësuar nga Toshkovski" sepse shohin se tani secili është përgjegjës para ligjit.

Shkup - Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore (NPRRSH) është hasur në gjendje të keqe financiare të cilën arritëm ta sanojmë, informoi sot drejtori i NP për rrugë shtetërore, Koce Trajanovski.

Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) u është përgjigjur pozitivisht dy prej tri kërkesave që Kuvendi i studentëve të Universitetit të Shkupit ia ka parashtruar dy ditë më parë. Ministrja Vesna Janevska tha sot se ato janë zgjidhur “shprehimisht brenda një dite”, ndërsa për të tretën duhet edhe pak kohë.

Shkup - Prokurori publik i lëndës nga Prokuroria themelore publike Shkup, në Gjykatën e Apelit Shkup parashtroi ankesë kundër aktvendimit me numër 1407/19 të Gjykatës themelore penale Shkup në lëndën për fatkeqësinë e autobusit afër Llaskarcës, kumtoi sot Prokuroria publike. 

Shkup - Në aksionin policor në fshatin e Tetovës Gajre, mbrëmë është qëlluar 41-vjeçari L.M. i cili ishte i kërkaur me fletë-arrest, apsi që nuk ka vepruar sipas urdhrave të nëpunësve policorë dhe e ka drejtuar armën drejt tyre, konfirmoi Minsitria e Punëve të Brendshme.

Shkup - Në SPB Shkup gjatë mëngjesit të sotëm në orën 07:23 është informuar se një automjet i udhëtarëve "Kia" me targa të Shkupit i drejtuar nga personi me inicialet V.K. (32) ka goditur rrethojën mbrojtëse të urës Nënë Tereza dhe ka rënë në lumin Vardar.

Shkup - Ambasada e Republikës së Ukrainës sot në një ceremoni pranë monumentit të Taras Shevçenko në qendër të Shkupit ka shënuar 24 Gushtin- Ditën e pavarësisë së këtij vendi.

Sveti Nikole - Janë djegur 50 shtëpi, traktorë, mekanizim bujqësor, shtalla në stihinë e madhe të zjarrit në Komunën e Sveti Nikole, që ndodhi nga fundi i korrikut. Kryetari i komunës së Sveti Nikoles, Dejan Vlladev thotë se këto janë analizat fillestare dhe sipas asaj që qytetarët deri më tani i paraqesin si dëme nga zjarri i madh në atë rajon, i cili përfshiu edhe tre fshatra.

Shkup - Në VK Tabanoc për dalje dhe hyrje vërehet frekuentim i rritur i automjeteve. Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje më të gjata, informon LAMM.

Tiranë - Të dhënat e Institutit për statistika, INSTAT, tregojnë se po rritet interesi i shtetasve të huaj për të jetuar dhe punuar në Shqipëri.

Kiev - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski sot deklaroi me rastin e Ditës së pavarësisë së vendit, se Ukraina dhe ukrainasit do të vendosin të pavarur se si do të jetojnë, në cilën rrugë do të shkojnë dhe çfarë zgjehdje do të bëjnë, sepse kështu funksionon pavarësia.

Palermo - Prokurorët sicilianë kumtuan se po hetojnë për krim potencial të fatkeqësisë me anije nga pakujdesia dhe vrasje nga pakujdesia pasi që superjahti u fundos, me ç'rast jetën e humbën shtatë persona, por theksuan se hetimi i tyre është në fazë të hershme. 

Solingen - Policia gjermane sot vazhdoi me gjurmimin pas personit përgjegjës për sulmin me thikë që ndodhi mbrëmë në festën e 650-vjetorit të qytetit Solingen.

Pekin - Presidenti kinez, Si Xhinping do të marrë pjesë në samitin e BRIKS-it në qytetin rus Kazan, në muajin tetor, lajmëruan mediumet ruse duke e cituar përfaqësuesin zyrtar kinez në Moskë.

Uashington- Kandidati i pavarur presidencial Robert F. Kenedi Junior deklaroi se e ndërpret fushatën për zgjehdjet presidenciale në SHBA, por nuk e përfundon, duke shtuar se e mbështetë republikanin Donalld Tramp në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Mançester - Pep Guardiola shpreson se rasti me 115 akuzat kundër Mançester Sitit mund të mbyllet.

QËNDRONI TË LIDHUR