• e diel, 25 gusht 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 20 gusht/ 2024

Shkup - Interpelanca për kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi është në rend dite në seancën e 13-të plenare të caktuar më 3 shtator. Kërkesën për interpelancën e kryetarit të Kuvendit e dorëzuan gjashtë deputetë të së Majtës duke theksuar se Gashi që nga fillimi i emërimit të tij punon në mënyrë të pabindur, joprofesionale, të pandërgjegjshme dhe "mbi të gjitha të paligjshme dhe antikushtetuese". Siç citohet, Gashi e ka cenuar laicitetin e shtetit kur në seancë kuvendore për shënimin e gjenocidit në Srebrenicë së bashku me të tjerët e pranishëm ka kryer lutje fetare në grup.

Shkup - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka marrë vendime për caktimin e zgjidhjeve të reja kadrovike në disa institucione. Siç thuhet në kumtesën e shërbimit për shtyp të Qeverisë, me konkluzion të arritur në seancë, Qeveria i propozoi Kuvendit të EVN Elektroekonomizim në Maqedoni, Shoqëria Aksionare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, Shkup, nga detyra e anëtarit të Këshilli Mbikëqyrës si përfaqësues i Qeverisë të emërojë Zlatko Laziqin dhe në vend të tij të zgjedhë Bojan Nikollovskin.

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, sot realizoi takim me drejtorin e Korpusit amerikan të Paqes në vend, Dejvid Risajd, me ç'rast u konstatua se bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë e Arsimit dhe Korpusit të paqes është frytdhënës dhe vazhdon me sukses.

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot lidhur me udhëtimin në Kosovë të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, informoi se plani për udhëtimin e Gashot është paralajmëruar me kohë, por theksoi se është konstatuar se nuk është respektuar plotësisht procedura e evidentimit të të gjithë personave dhe udhëtarëve. 

Shkup - Personi i cili sot në mëngjes ishte qëlluar para qendrës tregtare "Mavrovasja" është afarist privat. Është lajm i rrejshëm se ishte avokat. Hetimi për vrasjen akoma është në rrjedhë, thonë nga MPB për MIA-n. Nga atje thonë se sulmuesit me siguri kanë dashur ta grabisin shkupjanin e vrarë. Paraprakisht sot MPB informoi se dy persona janë arrestuar lidhur me vrasjen e cila ndodhi sot në mëngjes në parkingun para qendrës tregtare "Mavrovasja" në Shkup, ku me armë zjarri është qëlluar një person i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Nga MPB thonë se e dinë identitetin edhe të personit të tretë të dyshuar, i cili ndodhet në arrati.

Shkup - Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, sot, në konferencën për shtyp, i akuzoi këshilltarët nga radhët e partisë qeveritare për bllokadën në Këshillin e Qytetit të Shkupit, ndërsa përgjegjësia për problemet me të cilat përballet Qyteti tha se duhet të kërkohet te ata. Këshillitarët e Qytetit të Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Arsovska thotë se bllokojnë plane për punë pa të cilat ndërmarrjet jo vetëm që nuk munden, por edhe nuk kanë të drejtë të punojnë.

Shkup - Këshilltari në Qytetin e Shkupit nga VMRO-DPMNE, Martin Stojanovski, deklaroi se duhet seriozisht të shqyrtohet mundësia për procedurë penale për kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska për mosplotësimin e obligimeve ligjore dhe kompetencat sipas ligjit. "Sot e pamë gjithë paaftësinë e kryetares së qytetit të Shkupit dhe diagnozën e saktë pse Shkupi është në një gjendje katastrofike. Dhe nga kjo situatë Danella Arsovska gjeti arsye të grindet, arsye të refuzojë ndihmë dhe arsye të mos bashkëpunojë në atë që është kompetencë dhe përgjegjësi e saj", tha Stojanovski.

Shkup - Nëpunës policorë të Njësitit për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup mbrëmë e kanë privuar nga liria B.A. (39) nga Shkupi. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe në hapësirat ndihmëse në rajonin e Bit Pazarit, e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, dy terezi digjitale me mbetje të marihuanës, si dhe sende tjera me mbetje të marihuanës, njoftoi MPB-ja.

Shkup - Komisioni për Sëmundjet Infektive në mbledhjen e fundit konstatoi se ka pasur rritje të rasteve pozitive me Kovid-19 në krahasim me javën e kaluar, dhe me këtë rast i rikujton qytetarët që të respektojnë masat e përgjithshme për parandalimin e infeksioneve respiratore, njoftuan pasdite nga Ministria e Ekonomisë.

Shkup - Sjellje agresive, kërcënime dhe sulm të policëve janë regjistruar sot në tre raste të ndara. Siç informoi MPB, në rastin e parë, T.I.(54) - polic i gjykatës nga Shkupi dje, në orën 11:00, në SPB Shkup paraqiti se rreth orës 10 ishte sulmuar në vendin e tij të punës. Sulmi ndodhi në Gjykatën themelore civile. Personi ishte sulmuar fizikisht nga S.H. (65) nga Shkupi.

Prishtinë - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ndihmës-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për Çështje të Jashtme dhe Siguri, ambasadorin Boris Ruge, me ç'rast e theksoi mirënjohjen e Kosovës për kontributin e përhershëm të NATO-s për Kosovën. Osmani ka përsëritur mirënjohjen e Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, ndërsa ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO. Ajo ka potencuar se Kosova është e gatshme që t’i kontribuojë unitetit transatlantik në mbrojtje të vlerave të përbashkëta të paqes, demokracisë e lirisë.

Prishtinë - Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, e akuzoi kryeministrin Albin Kurtin për korrupsion dhe tha se që kur ka ardhur në pushtet, Kurti dhe partia e tij "Vetëvendosje" (VV), "e kanë vjedhur popullin e Kosovës", raporton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.  Në njoftimin në faqen e tij të Fejsbukut, Haradinaj tha se për kryeministrin Kurti vlen shprehja popullore “të vret natën, të vajton ditën”.

Tiranë - Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në kryesinë e Kuvendit ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë, Danço Markovski, informuan nga kabineti i saj. Ambasadori Markovski uroi Spiropalin për zgjedhjen në krye të Kuvendit dhe shprehu vullnetin e Ambasadës për të kontribuar në bashkëpunimin e Parlamentit dhe institucioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë.

Tel-Aviv - Armata izraelite (IDF) pohon se ka kryer sulm ajror ndaj ushtarëve të Hamasit në një hapësirë komandimi të sistemuar në një shkollë në qytetin e Gazës. Sipas deklaratës së tyre, Hamasi e ka përdorur dhomën e komandës në shkollën Mustafa Hafez për të planifikuar dhe kryer sulme ndaj ushtarëve në Gaza dhe Izrael, shkruan Tajms of Izrael. 

Gaza - Hamasi sot e përgënjeshtroi deklaratën e presidentit amerikan Xho Bajden se grupi palestinez po tërhiqet nga negociatat paqësore, duke theksuar se kjo është "zhgënjyese" dhe nuk e reflekton qëndrimin e vërtetë të lëvizjes. Hamasi deklaratat e Bajdenit i vlerësoi si "dritë jeshile amerikane për qeverinë sioniste ekstremiste të kryejë më shumë krime kundër civilëve të pafuqishëm".

Kajro - Egjipti bëri thirrje për armëpushim në Gazë dhe paralajmëroi mundësinë e zgjerimit të konfliktit në një luftë rajonale. Deklaratën e dha presidenti i Egjiptit, Abdel Fatah al-Sisi pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Entoni Blinken. "Armëpushimi në Gazë duhet të jetë fillimi i njohjes më të gjerë ndërkombëtare të shtetit palestinez dhe zbatimi i zgjidhjes me dy shtete, sepse është një garantues themelor i stabilitetit në rajon", deklaroi Sisi gjatë takimit të tij në Kajro. 

Otavë - Në Kanada janë regjistruar më shumë se 800 zjarre aktive, nga të cilat 223 janë jashtë kontrollit. Zjarret këtë vit u përhapën në një zonë jashtëzakonisht të madhe, ku janë të prekura zona nga provincat e Bregut Perëndimor deri në Oqeanin Atlantik në Kanadën veriore dhe lindore.  Disa javë ka zjarre edhe në parkun ndërkombëtar Xhasper, Kanadanë perëndimore. Banorët e qytetit Xhasper më 16 gusht, pothuajse një muaj pas evakuimit u kthyen në shtëpitë e tyre. Por, zjarri shkatërroi pothuajse një të tretën e qytetit. 

QËNDRONI TË LIDHUR