IRNA: Që nga fillimi i fushatës ushtarake amerikano-izraelite kundër Iranit, kanë humbur jetën të paktën 1.045 persona
- Të paktën 1.045 ushtarë dhe civilë janë vrarë që nga fillimi i fushatës ushtarake amerikano-izraelite kundër Iranit, njoftoi Agjencia e Lajmeve iraniane (IRNA), duke cituar të dhënat e Fondacionit për çështjet e martirëve dhe veteranëve.
- Post By Qefsere Abduli
- 15:44, 4 mars, 2026
Teheran, 4 mars 2026 (MIA) - Të paktën 1.045 ushtarë dhe civilë janë vrarë që nga fillimi i fushatës ushtarake amerikano-izraelite kundër Iranit, njoftoi Agjencia e Lajmeve iraniane (IRNA), duke cituar të dhënat e Fondacionit për çështjet e martirëve dhe veteranëve.
Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane dje njoftoi se kanë humbur jetën 787 persona.
Ndërkohë, në Gjenevë, Komiteti i KB-së për të drejtat e fëmijës bëri thirrje për mbrojtjen e fëmijëve në kushte të përshkallëzimit. Në njoftim, grupi prej 18 ekspertësh të pavarur theksoi se është "thellësisht i shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Lindjen e Mesme dhe pasojat serioze për fëmijët".
Komiteti shprehu shqetësim për raportet mbi sulmet ndaj infrastrukturës civile, përfshirë shkolla dhe spitale. Në njoftim përmendet sulmi i pretenduar ndaj një shkolle për vajza në qytetin Minab, në ditën e parë të konfliktit ku sipas autoriteteve iraniane humbën jetën mbi 160 persona.
As Uashingtoni dhe as Tel Avivi nuk e kanë konfirmuar sulmin. Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, deklaroi se Pentagoni po e heton incidentin. qa/
Foto: EPA