Irani kërcënon se do t'i sulmojë ambasadat izraelite në mbarë botën nëse sulmohet misioni në Liban
- Forcat e armatosura të Iranit kanë kërcënuar se do t'i sulmojnë ambasadat izraelite në të gjithë botën nëse Izraeli sulmon misionin e Teheranit në Liban, deklaroi një zëdhënës ushtarak.
- Post By Melahat Baftija
- 19:41, 4 mars, 2026
Teheran, 4 Mars 2026 (MIA) - Forcat e armatosura të Iranit kanë kërcënuar se do t'i sulmojnë ambasadat izraelite në të gjithë botën nëse Izraeli sulmon misionin e Teheranit në Liban, deklaroi një zëdhënës ushtarak.
Abolfazl Shekarçi, zëdhënës i forcave të armatosura iraniane, deklaroi në një emision të drejtpërdrejt në televizion se "nëse Izraeli kryen një krim të tillë, kjo do të na detyrojë të bëjmë të gjitha ambasadat izraelite në të gjithë botën objektivin tonë legjitim".
Dje, Aviçai Adrae, zëdhënës ushtarak izraelit në gjuhën arabe, tha se po "i paralajmëronte përfaqësuesit e regjimit terrorist iranian që janë ende në Liban të largohen menjëherë para se të jenë në shënjestër", duke u dhënë atyre 24 orë për t'u larguar. mb/
Foto: EPA