Kina dërgon të dërguar special që të ndërmjetësojë në konfliktin e Lindjes së Mesme
- Post By Melahat Baftija
- 18:22, 4 mars, 2026
Pekin, 4 mars 2026 (MIA) - Kina do të dërgojë një të dërguar të posaçëm në Lindjen e Mesme për të ndërmjetësuar në konfliktin në rritje, konfirmoi sot ministri kinez i Punëve të Jashtme, Vang Ji në bisedime telefonike me homologët e tij nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, njoftoi Ministria kineze e Punëve të Jashtme.
Vang, siç njofton Ministria, në një bisedë me ministrin saudit të Punëve të Jashtme, Faisal bin Farhan Al Saud, vlerësoi përmbajtjen e Arabisë Saudite dhe këmbënguljen e saj për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve.
Në një bisedë të veçantë me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zajed Al Nahjan, Vang tha se "vija e kuqe" për mbrojtjen e civilëve në konflikte nuk duhet të kalohet.
Ai theksoi se objektivat joushtarake nuk duhet të sulmohen, përfshirë objektivat energjetike, ndërsa bëri thirrje për ruajtjen e sigurisë së korridoreve detare. mb/
Foto: MIA