• e enjte, 05 mars 2026

Putini e kërcënon Evropën me ndërprejre të gazit

Putini e kërcënon Evropën me ndërprejre të gazit

Moskë, 4 mars 2026 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin theksoi sot se Rusia mund të ndalojë menjëherë furnizimin e tregjeve evropiane me gaz dhe të drejtohet drejt tregjeve më premtuese.

Komisioni Evropian do të paraqesë një propozim legjislativ më 15 prill për një ndalim të përhershëm të importit të naftës ruse, tre ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Hungari, deklaruan zyrtarë të BE-së në një dokument.

"Ndërsa tani hapen edhe tregje të tjera. Dhe mund të jetë më fitimprurëse për ne të ndalojmë menjëherë furnizimin e tregut evropian. Le të kalojmë në ato tregje që po hapen dhe të vendosemi atje", i tha Putin gazetarit të televizionit shtetëror rus Pavel Zarubin.

"Por ky nuk është një vendim, kjo është, në këtë rast, ajo që quhet të menduarit me zë të lartë. Unë patjetër do ta udhëzoj qeverinë të punojë për këtë çështje së bashku me kompanitë tona".

Putin përsëriti se Rusia ka qenë gjithmonë një furnizues i besueshëm i energjisë dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë në këtë mënyrë me ata partnerë që janë vetë të besueshëm, siç janë Sllovakia dhe Hungaria. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR