• e enjte, 05 mars 2026

MIA në Qipro: Qeveria qipriote teston SMS-mesazhe me udhëzime për banorët për ndërmarrje të masave parandaluese për mbrojtje personale

MIA në Qipro: Qeveria qipriote teston SMS-mesazhe me udhëzime për banorët për ndërmarrje të masave parandaluese për mbrojtje personale

Nikozia, 4 mars 2026 (MIA) - Qeveria qipriote testoi sonte dërgimin e SMS mesazheve te banorët me qëllim që të përdorë këtë metodë për të informuar qytetarët në rast se është e nevojshme, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Konstantinos Joanu paraprakisht njoftoi për masat që banorët do të duhet t'i ndërmarrin nëse marrin një mesazh paralajmërues, raportoi korrespondentja e MIA-s.

SMS mesazhi testues nga Mbrojtja Civile u pranua nga të gjithë përdoruesit e telefonave celularë në Republikën e Qipros, ndërsa nga Ministria e Punëve të Brendshme tregoi se qëllimi ishte të vlerësohej shpejtësia me të cilën publiku mund të informohet, nëse është e nevojshme, përmes kësaj mase shtesë për informimin e qytetarëve.

Më parë, ministri kompetent Konstantinos Joanu shpjegoi se në rast se qytetarët marrin një mesazh me shkrim në telefonat e tyre celularë, ata do të duhet të "qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin udhëzimet". mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR