• e enjte, 05 mars 2026

Hezbollahu pohon se është në konflikt të drejtpërdrejtë me ushtarët izraelitë në Libanin jugor

Hezbollahu pohon se është në konflikt të drejtpërdrejtë me ushtarët izraelitë në Libanin jugor

Bejrut, 4 mars 2026 (MIA) - Lëvizja libaneze Hezbollah ka bërë të ditur sot se luftëtarët e saj janë në konflikt të drejtpërdrejtë me ushtarët izraelitë që hynë në qytetin libanez Hiam, gjashtë kilometra larg kufirit me Izraelin.

Ky është konflikti i parë i tillë i drejtpërdrejtë i raportuar që nga fillimi i luftës midis Hezbollahut proiranian dhe Izraelit, raportoi gazeta pariziene "Le Mond" në ueb-faqen e saj.

"Pasi përndjekën" një njësi të ushtrisë izraelite që po "përpiqej të përparonte" në qytet, luftëtarët e Hezbollahut "shpërthyen një pajisje shpërthyese dhe hynë në përleshje të drejtpërdrejta" me ushtrinë izraelite", thuhet në kumtesën e lëvizjes.

Hezbollah sot mori përgjegjësinë për 14 sulme ndaj pozicioneve izraelite. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR