• e enjte, 05 mars 2026

Hegseth: Amerika po fiton me vendosmëri dhe pa mëshirë

Hegseth: Amerika po fiton me vendosmëri dhe pa mëshirë

Uashington, 4 mars 2026 (MIA) - Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pit Hegseth, deklaroi sot në një konferencë për shtyp në Pentagon në lidhje me konfliktin me Iranin se "Amerika po fiton".

"Sot qëndroj para jush me një mesazh të qartë në lidhje me operacionin "Tërbimi epik". Amerika po fiton. Me vendosmëri, shkatërrim dhe pa mëshirë", tha Hegseth.

Ai njoftoi se forca shtesë amerikane do të dërgoheshin në Lindjen e Mesme dhe se SHBA-ja do të merrnin aq kohë sa të ishte e nevojshme për të siguruar fitoren.

"Është ende shumë herët, dhe siç tha presidenti Tramp, ne do të marrim gjithë kohën e nevojshme për të siguruar që të kemi sukses", tha Hegseth.

Ai gjithashtu i konfirmoi akuzat e ushtrisë amerikane se një zyrtar i lartë iranian që udhëhoqi operacionin për vrasjen e presidentit të SHBA-së, Donald Tramp në vitin 2024 u eliminua dje në Iran. Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së më pas akuzoi një shtetas iranian për komplot për vrasjen e Trampit, të urdhëruar nga Garda Revolucionare Iraniane.

"Lideri i njësitit që u përpoq të vriste presidentin Tramp është gjetur dhe vrarë. Irani u përpoq të vriste presidentin Tramp, ndërsa presidenti Tramp qeshi i fundit", tha Hegseth, pa bërë publik identitetin e personit të vrarë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes iu referua gjithashtu sulmit në një shkollë vajzash në qytetin Minab, në ditën e parë të konfliktit, në të cilin, sipas autoriteteve iraniane, u vranë më shumë se 160 persona.

"Këtë jemi duke e hulumtuar. Kuptohet se kurrë nuk sulmojmë caqe civile", thheksoi Hegseth. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR