Iraku është goditur nga ndërprerja e energjisë elektrike
- Ministria e Energjisë së Irakut njoftoi se i gjithë vendi është aktualisht i prekur nga një ndërprerje e plotë e energjisë elektrike, pa specifikuar shkakun.
- Post By Melahat Baftija
- 19:53, 4 mars, 2026
Bagdad, 4 mars 2026 (MIA) - Ministria e Energjisë së Irakut njoftoi se i gjithë vendi është aktualisht i prekur nga një ndërprerje e plotë e energjisë elektrike, pa specifikuar shkakun.
"Rrjeti elektrik është shkëputur plotësisht në të gjitha provincat irakiane", bëri të ditur ministria, duke iu referuar mediave irakiane.
Ajo shtoi se shkaku i ndërprerjes së energjisë elektrike po përcaktohet dhe se ka filluar restaurimi i termocentraleve dhe linjave të energjisë.
Pjesë të vendit kanë qenë nën sulme të vazhdueshme që nga fillimi i luftës midis Izraelit, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. mb/
Foto: printskrin X