• e martë, 13 gusht 2024

Daçiq: Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka mundësuar zhvillim të papenguar të trafikut hekurudhor

Daçiq: Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka mundësuar zhvillim të papenguar të trafikut hekurudhor

Beograd, 11 gusht 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, sot në mëngjes ka deklaruar se Ministria e Punëve të Brendshme, në përputhje me ligjet e Republikës së Serbisë dhe kompetencat e saj ligjore, ka mundësuar zhvillim të papenguar të qarkullimit hekurudhor. Gjatë protestave dhe bllokadave në Beograd, presidenti Aleksandar Vuçiq ka përgatitur sot një fjalim për publikun, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

"Me ndërhyrjen e policisë në orën 05:30  me respektim të rreptë të kompetencave policore, është mundësuar zhvillim i papenguar i qarkullimin hekurudhor, me çka janë krijuar kushte për funksionim normal të jetës shoqërore në interes të të gjithë qytetarëve. Policia do të ngrejë kallëzim penal kundër të gjithë autorëve të veprave penale për ndalim të komunikacionit publik ndërkombëtar dhe rrezikim të sigurisë së qytetarëve", thuhet në deklaratën me shkrim të Daçiqit.

Sipas deputetes së opozitës nga SSP Marinika Tepiq, në orët e para të mëngjesit, rreth orës 5:30, policia ka rrethuar qytetarët të cilët kanë bllokuar stacionin kryesor hekurudhor “Prokop” dhe “i kanë nxjerrë jashtë”, ndërsa kanë arrestuar të paktën tre aktivistët, të cilët nuk kanë dashur të largohen nga stacioni.

Pjesëmarrësit e protestës kundër njoftimit për nxjerrjen e litiumit mbrëmë kanë bllokuar stacionet hekurudhore “Prokop” dhe Beogradi i Ri dhe kanë qëndruar aty gjatë gjithë natës.

Organizatorët paraprakisht njoftuan se kërkesa e tyre është që të miratohet ligji për ndalimin e përhershëm të nxjerrjes së litiumit dhe borit në Serbi dhe njëri prej tyre, kryetari i shoqatës “Ne go davame Jadar” (Nuk e japim Jadarin), Zllatko Kokanoviq, tha të shtunën në mbrëmje se bllokadat do të zgjasin derisa kjo kërkesë të plotësohet.

Në Presidencën e Serbisë mbrëmë është mbajtur një mbledhje, pas së cilës është bërë e ditur se në orën 11:00 para qytetarëve do t'u drejtohet presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq lidhur me protestën dhe ndërmarrjen e hapave të mëtutjeshëm.

Mbrëmë në “Terazije” në Beograd, rreth 40 mijë persona kanë protestuar me sloganin “Nuk do të ketë miniera”. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR