• e hënë, 12 gusht 2024

Zelenski për pushtimin ukrainas në rajonin rus Kursk: Ukraina dëshmon se është e aftë të kryejë presion ndaj agresorit

Zelenski për pushtimin ukrainas në rajonin rus Kursk: Ukraina dëshmon se është e aftë të kryejë presion ndaj agresorit

Kiev, 11 gusht 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e ka komentuar për herë të parë hyrjen e forcave ukrainase në rajonin jugor të Rusisë, Kursk, pesë ditë pas shpalljes së fillimit të ofensivës, njoftoi DPA.

Në fjalimin e tij në videon e mbrëmjes, Zelenski deklaroi se Komandanti suprem i Forcave të armatosura të Ukrainës, Aleksander Sirski e informoi atë për "përparimin e luftës në territorin e agresorit".

“Ukraina dëshmon se është e aftë të sigurojë drejtësi dhe të ushtrojë presion mbi agresorin”, shtoi ai.

As Zelenski dhe as ushtria në Kiev nuk dhanë më shumë detaje rreth gjendjes aktuale të ofensivës së ushtarëve ukrainas në territorin rus.

“Rusia solli luftën në vendin tonë dhe duhet të ndjejë atë që ka bërë”, tha Zelenski. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR