• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kievi: Sulmi në territorin rus ka për qëllim ta destabilizojë Moskën

Kievi: Sulmi në territorin rus ka për qëllim ta destabilizojë Moskën

Kiev, 11 gusht 2024 (MIA) - Sulmi në rajonin rus të Kurskut ka për qëllim t'i dobësojë forcat e Moskës dhe ta destabilizojë Rusinë, deklaroi sot një përfaqësues anonim ukrainas i sigurisë për mediumet franceze.

Pas tërheqjes disamujore para armatës ruse në Frontin lindor, Ukraina të martën filloi operacion të madh në rajonin kufitar të Kurskut, duke hyrë, sipas analistëve, së paku 15 kilometra thellë në territorin rus, duke marrë me atë rast kontrollin ndaj disa lokaliteteve.

"Qëllimi është të ngushtohen pozicionet e armikut, të shkaktohen humbje maksimale, të destabilizohet situata në Rusi - sepse ato nuk janë në gjendje t'i mbrojnë kufijtë e vet - dhe të zhvendoiset lufta në territorin rus", deklaroi përfaqësuesi ukrainas i sigurisë i cili deshi të mbetet anonim.

Ushtria ruse të mërkurën kumtoi se Ukraina ka sistemuar rreth 1.000 ushtarë për sulmin ukrainas në territorin e Rusisë. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR