• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ekipet e tankeve bjelloruse janë zhvendosur në kufirin me Ukrainën

Ekipet e tankeve bjelloruse janë zhvendosur në kufirin me Ukrainën

Minsk, 11 gusht 2024 (MIA) - Ekipet e tankeve bjelloruse janë zhvendosur në kufirin me Ukrainën për të forcuar grupimin e ushtarëve për t'iu përgjigjur provokimeve të mundshme, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes së Bjellorusisë.

Në komunikatë thuhet se njësitë e një prej formacioneve të mekanizuara bjelloruse janë gati për të kryer detyrat e planifikuara.

"Personeli ushtarak ngarkon pajisje ushtarake në transportin hekurudhor dhe fillon një marshim të kombinuar drejt zonave të caktuara", njoftoi Ministria bjelloruse. mb/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR