• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Janë gjetur trupat e të gjitha viktimave në aksidentin ajror në Brazil

Janë gjetur trupat e të gjitha viktimave në aksidentin ajror në Brazil

Sao Paolo, 11 gusht 2024 (MIA) - Autoritetet në Brazil kanë konfirmuar se janë gjetur të gjithë trupat e të vdekurve në rrëzimin e aeroplanit në shtetin brazilian Sao Paolo dhe se identifikimi i viktimave nga aksidenti i aeroplanit dymotorrësh të kompanisë Voepas, që u rrëzua në zonën e qytetit Vinjedos është duke vijuar.

Siç raportoi BBC, të shtunën numri i viktimave kishte arritur në 62, pasi pas njoftimeve të para u konfirmua se në fluturimin fatal kishte edhe një udhëtar tjetër, i cili nuk ishte i regjistruar.

Presidenti brazilian Luis Inasio Lula da Silva shpalli tre ditë zie pas rrëzimit të aeroplanit pranë Sao Paolos, ku humbën jetën të gjithë udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR