• e mërkurë, 14 gusht 2024

Armata izraelite ka lëshuar paralajmërime të reja për evakuimin e Kan Junis në Rripin e Gazës

Armata izraelite ka lëshuar paralajmërime të reja për evakuimin e Kan Junis në Rripin e Gazës

Gaza, 11 gusht 2024 (MIA) - Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) kanë lëshuar paralajmërime të reja për evakuimin e palestinezëve nga zona Kan Junis në jug të Rripit të Gazës dhe në mënyrë plotësuese i kanë përshtatiur kufijtë e zonës humanitare të caktuar nga Izraeli, duke përjashtuar lagjen Al Xhala për shkak të lëshimit të raketave nga ai vendbanim drejt Izraelit.

IDF njoftoi se synon të operojë kundër Hamasit në lagjen Al Xhala për shkak të numrit të lartë të sulmeve nga ajo lagje ndaj Izraelit dhe se është bërë e rrezikshme për civilët palestinezë të qëndrojnë në atë zonë, raporton Tajms of Izrael.

Ushtria izraelite ka njoftuar se po rregullonte zonën humanitare bazuar në "informacione precize të inteligjencës" që tregojnë se Hamasi ka instaluar infrastrukturë terroriste në atë zonë". mb/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR