• e enjte, 15 gusht 2024

Irani po kryen stërvitje ushtarake në veri mes tensioneve të rritura me Izraelin

Irani po kryen stërvitje ushtarake në veri mes tensioneve të rritura me Izraelin

Teheran, 13 gusht 2024 (MIA) - Irani po zhvillon stërvitje ushtarake në pjesën veriore të vendit, raportojnë mediat lokale. Stërvitja ushtarake vjen pasi rajoni ka frikë nga një përgjigje iraniane ndaj Izraelit lidhur me vrasjen e liderit të Hamasit Ismail Hania në Teheran muajin e kaluar.

Stërvitja është zhvilluar sot nga ora 19:30 deri në 20:30 me orën lokale në provincën iraniane Gilan në Detin Kaspik. Qëllimi është të forcojë gatishmërinë mbrojtëse të forcave detare iraniane, kumtoi një përfaqësues zyrtar.

Kjo është stërvitja e dytë ushtarake e Iranit në tre ditët e fundit. Irani premtoi se do të hakmerret kundër Izraelit pas vrasjes së Hania më 31 korrik në Teheran. Izraeli është fajësuar për vrasjen, por nuk ka marrë përgjegjësinë. Vrasja shkaktoi kërcënime për hakmarrje nga Irani kundër Izraelit, duke ngritur shqetësime për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Afërt. ls/ 

Foto: Arkiv/ilustrim

 

QËNDRONI TË LIDHUR