• e mërkurë, 14 gusht 2024

Bajden: Inkursioni ushtarak i Ukrainës në Rusi është një "dilemë e vërtetë" për Putinin

Bajden: Inkursioni ushtarak i Ukrainës në Rusi është një

Uashington, 14 gusht 2024 (MIA) - Inkursioni ushtarak i Ukrainës në Rusi "krijoi një dilemë të vërtetë" për presidentin rus Vlladimir Putin, deklaroi mbrëmë presidenti i SHBA-së Xho Bajden.

Ai shtoi se persona zyrtarë amerikan janë në kontakt të vazhdueshëm me ukrainasit për veprimet e tyre.

Në orët e hershme të mëngjesit më 6 gusht rreth 1.000 ushtarë ukrainas e kaluan kufirin rus me tanke dhe automjete të blinduara dhe deri më sot arritën të marrin një pjesë të madhe të rajonit Kursk, territor në Rusi. Sipas disa vlerësimeve ata kontrollojnë rreth 750 kilometra katrorë nga kjo zonë.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pasi mbrëmë mbërriti në Nju Orleans, Bajdeni deklaroi se nga 6 gushti ai është informuar vazhdimisht, në çdo katër, pesë orë, për veprimet e Ukrainës.

"Kjo krijoi një dilemë të vërtetë për Putinin", deklaroi Bajden.

Zyrtarët amerikanë konfirmuan mbrëmë se qëllimi i inkursionit ukrainas në Kursk duket të jetë të detyrojë Rusinë për tërheqjen e trupave nga Ukraina për të mbrojtur territorin rus nga sulmet ndërkufitare.

Duke i'u referuar zyrtarëve gazeta "Uolstrit zhurnal" mbrëmë konfirmoi se një pjesë e ushtrisë ruse e stacionuar rreth rajonit Sumi, në Ukrainë, filloi të tërhiqet prej atje. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR