• e premte, 16 gusht 2024

Ukraina do të marrë qindra dronë nga Letonia

Ukraina do të marrë qindra dronë nga Letonia

Riga, 14 gusht 2024 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes së Letonisë njoftoi se do t'i dorëzojë Ukrainës pothuajse 500 drone. 

Letonia në korrik njoftoi se Ukrainës gradualisht do t'i dërgojë mbi 2.500 drone me vlerë prej 4 milion eurove. Dronët do të prodhohen nga shtatë kompani letoneze. 

Letonia është një nga mbështetësit më të vendosur të Kievit. Së bashku me Britaninë e Madhe, vendi baltik, i cili kufizohet me Rusinë dhe Bjellorusinë, po udhëheq një koalicion të shteteve që synojnë të dërgojnë një milion dronë në Ukrainë.

Dhjetëra anëtarë të aleancës, përfshirë Gjermaninë, janë zotuar që të investojnë në prodhimin e dronëve dhe t'i dërgojnë ato në Ukrainë së bashku me pjesët rezervë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR