• e shtunë, 17 gusht 2024

Borell e dënoi sulmin e kolonëve izraelitë në fshatin palestinez, kërcënoi me sanksione nga BE

Borell e dënoi sulmin e kolonëve izraelitë në fshatin palestinez, kërcënoi me sanksione nga BE

Bruksel, 16 gusht 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borell sot e dënoi sulmin e kolonëve izraelitë në fshatin palestinez Xhit në Bregun Perëndimor dhe paralajmëroi se planifikon të propozojë sanksione të BE-së kundër atyre që i mundësojnë veprimet e kolonëve të dhunshëm, duke përfshirë disa anëtarë të qeverisë izraelite.

“Ne dënojmë sulmet e kolonëve në Xht, të cilat synojnë të terrorizojnë civilët palestinezë”, postoi Borell në rrjetin social X.

Ai shtoi se "ditë pas dite, pothuajse pa u ndëshkuar plotësisht, kolonët izraelitë nxisin dhunën në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke kontribuar në rrezikimin e çdo mundësie për paqe". ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR