• e shtunë, 17 gusht 2024

Izraeli ju bëri thirrje civilëve që urgjentisht ta lëshojnë pjesën jugore dhe qendrore të Gazës

Izraeli ju bëri thirrje civilëve që urgjentisht ta lëshojnë pjesën jugore dhe qendrore të Gazës

Tel Aviv, 16 gusht 2024 (MIA) - Forcat e armatosura izraelite sot ju bënë thirrje civilëve në pjesën jugore dhe qendrore të Gazës që urgjentisht të largohen nga zonat, sepse po vijon një operacion i ri ushtarak, ndërsa në ndërkohë ambasadori amerikan në Izrael tha se është "i tmerruar" pasi një palestinez ishte vrarë nga kolonët armiqësorë izraelitë në Bregun Perëndimor, informon DPA. 

"Organizata terroriste Hamas vendosi infrastrukturë terroriste në zonë të shënuar si zonë humanitare", njoftuan forcat e mbrojtjes izraelite (IDF) në Telegram. Bëhet e ditur se grupi i armatosur palestinez Hamas dje ka gjuajtur raketa mbi Izrael nga qyteti Kan Junis në pjesën jugore të Gazës. 

"IDF do të ndërmarrë aksion kundër organizatave terroriste në zonë", bëhet e ditur në publikim. 

Përmes fletushkave, SMS porosive, thirrjeve telefonike dhe raporteve në media në gjuhën arabe, IDF i urdhëroi civilët që të zhvendosen në zonë humanitare kufijt e të cilës ishin ndryshuar. 

Në mesin e zonave të goditura janë pjesët veriore të Kan Junisit dhe në lindje të qytetit Deir al Balah.

IDF tha se po i paralajmëronte civilët paraprakisht "të kufizojnë dëmet ndaj popullatës civile dhe t'u japin atyre mundësinë të largohen nga zona e luftës". fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR