• e shtunë, 17 gusht 2024

Norvegjia do ta mbyllë përfaqësinë e saj diplomatike në Bregun Perëndimor

Norvegjia do ta mbyllë përfaqësinë e saj diplomatike në Bregun Perëndimor

Oslo, 16 gusht 2024 (MIA) - Norvegjia do ta mbyllë përfaqësinë e saj diplomatike në territorin palestinez pas vendimit të Izraelit ta ndërpresë akreditimin e diplomatëve norvegjez të cilët punojnë atje, kumtoi sot ministri norvegjez i Punëve të Jashtme Espen Bart Eide.

Norvegjia e sheh vendimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, të marrë në fillim të këtij muaji, si "ekstrem dhe të paarsyeshëm", tha ministri norvegjez, duke njoftuar mbylljen e misionit në qytetin e okupuar të Bregut Perëndimor të al-Ram gati 30 vjet pas hapjes së tij.

"Qëllimi i atij vendimi janë palestinezët dhe Autoriteti Palestinez dhe të gjithë ata që e mbrojnë të drejtën ndërkombëtare, zgjidhjen me dy shtete (përfundimi i konfliktit ndërmjet dy popujve sipas modelit të dy shteteve) dhe e drejta legjitime palestineze e vetëpërcaktimit", deklaroi Bart Eide.

Ai gjithashtu tha se Norvegjia do të bëjë gjithçka që mundet që kjo të mos ndikojë në punën e vendit për palestinezët dhe për shtetin e qëndrueshëm palestinez.

Në maj, Norvegjia, së bashku me Spanjën dhe Irlandën, njoftuan se do ta pranojnë shtetin palestinez. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR