• e enjte, 26 dhjetor 2024

KB: Ka indikacione se forcat e sigurisë në Bangladesh përdorën forcë të tepruar

KB: Ka indikacione se forcat e sigurisë në Bangladesh përdorën forcë të tepruar

Gjenevë, 16 gusht 2024 (MIA) - Kombet e Bashkuara sot kumtuan se ka "indikacione të fuqishme" se forcat e sigurisë në Bangladesh shfrytëzuan forcë "të pajustifikuar dhe disproporcionale" gjatë trazirave që çuan në rrëzimin e kryeministre Sheik Hasina Vazed, transmetojnë mediat franceze.

"Ekzistojnë indikacione të fuqishme të cilat garantojnë hapjen e një hetimi të mëtejshëm të pavarur, se forcat e sigurisë kanë tejkaluar ingerencat dhe jo proporcionale në mënyrën se si reaguan ndaj situatës", thuhet në raportin paraprak të publikuar nga Zyra e Komisarit të lartë për të drejtat e njeriut.

Besohet se më shumë se 500 persona kanë vdekur gjatë protestave studentore mbarëkombëtare ku kërkohej ndërprerja e sistemit kontestues të kuotave të punës që përfundimisht u përshkallëzua dhe çoi në dorëheqjen e Hasinës, nënvizon DPA.

Autoritetet në vend kanë nisur hetimet për vrasjet e dyshuara, gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit të kryera nga kryeministrja në largim, kabineti i saj dhe zyrtarët e lartë të sigurisë lidhur me trajtimin e protestave. rq/

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR