Ndryshim i ri në listën e miliarderëve
- - Pronari i korporatës teknologjike "Meta", Mark Cukerberg, përparoi në listën më të re të miliarderëve të Blumberg dhe e mori vendin e tretë, përderisa pronari i korporatës së mallrave luksoze LVMH, Bernard Arno ra në pozitën e katërt.
- Post By Fitore Curri
- 15:10, 16 gusht, 2024
Nju-Jork, 16 gusht 2024 (MIA) - Pronari i korporatës teknologjike "Meta", Mark Cukerberg, përparoi në listën më të re të miliarderëve të Blumberg dhe e mori vendin e tretë, përderisa pronari i korporatës së mallrave luksoze LVMH, Bernard Arno ra në pozitën e katërt.
Siç bëhet e ditur, pasuria e Cukerbergut është rritur për 4,32 miliardë dollarë në 188 miliardë dollarë nga matja e fundit, ndërsa nga fillimi i vitit vlera e tij e tregut është rritur për 59,5 miliardë dollarë.
Edhe pasuria e Arnos është rritur nga matja e fundit, prej 884 milionë dollarë në 185 miliardë dollarë.
Të dhënat tregojnë se pasuria e Arnos është ulur për 23 miliardë dollarë nga fillimi i vitit.
Njeriu më i pasur në botë edhe më tutje është pronari i kompanive "Iks" dhe "Teslla", sipërmarrësi amerikan Ilon Mask, i cili ka pasuri prej 235 miliardë dollarë, ndërsa pas tij është themeluesi i "Amazon", Xhef Bezos me pasuri prej 193 miliardë dollarë.
Në dhjetë të parët është edhe bashkëthemeluesi i "Majkrosoft", Bill Gejts, ish shefi i Orakëll, Leri Elison, bashkëthemeluesi i "Gugëll", Leri Pejxh, ish drejtori i "Majkrosoft", Stiv Balmer, bashkëthemeluesi tjetër i "Gugëll", Sergej Brin dhe investuesi Voren Bafet. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s