• e martë, 24 dhjetor 2024

Në një sulm izraelit me dron janë vrarë dy persona në Libanin jugor

Në një sulm izraelit me dron janë vrarë dy persona në Libanin jugor

Bejrut, 13 gusht 2024 (MIA) - Dy persona janë vrarë sot në një sulm izraelit me dron në jug të Libanit, kumtuan burime libaneze të sigurisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Libanit, sulmi izraelit kishte në shënjestër një automobil pranë qytetit Baraashit në Libanin jugor.

Nuk dihet ende nëse viktimat janë anëtarë të lëvizjes pro-iraniane Hezbollah. Ushtria izraelite deklaroi se po heton incidentin.

Hezbollahu mori sot përgjegjësinë për disa sulme ndaj objektivave izraelite në Izraelin verior.

Hezbollahu në Liban dhe Izrael janë përfshirë në përleshje të përditshme që nga fillimi i luftës në Gazë tetorin e kaluar.

Më shumë se 120 civilë janë vrarë, shumica e tyre në anën libaneze. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR