• e shtunë, 23 nëntor 2024

Zelenski: Ukraina kontrollon 74 vendbanime në territorin rus

Zelenski: Ukraina kontrollon 74 vendbanime në territorin rus

Kiev, 13 gusht 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot deklaroi se vendi i tij kontrollon 74 vendbanime në territorin rus, ku forcat ukrainase nisën një ofensivë befasuese javën e kaluar që detyroi dhjetëra mijëra civilë të largohen.

“Pavarësisht luftimeve të ashpra dhe intensive, avancimi i forcave tona në zonën Kursk vazhdon. Janë 74 vendbanime nën kontrollin e Ukrainës”, informoi Zelensi  përmes aplikacionit Telegram.

Zelenski shtoi se forcat ukrainase përparuan për 1-3 kilometra në 24 orët e fundit.

Në një takim video-konferencë me Zelenskin, komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, gjenerali Oleksandr Sirski, deklaroi se forcat ukrainase kanë kapur një territor të ri prej 40 kilometrash katrorë në 24 orët e fundit.

Pak më vonë sonte, në fjalimin e tij të përditshëm drejtuar qytetarëve, Zelenski tha se Ukraina edhe një herë dëshmoi se është e aftë të marrë iniciativë.

“Ne dëshmuam edhe një herë se në çdo situatë, ne, ukrainasit, jemi të aftë të arrijmë qëllimet tona. Ne jemi të aftë të mbrojmë interesat dhe pavarësinë tonë”, theksoi presidenti ukrainas. ls/

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR