Zbulohet armë dhe pajisje ushtarake në veri të Kosovës, supozohet se janë të lidhura me sulmin në Banjskë
- Policia e Kosovës ka zbuluar sot në Zveçan, në veri të Kosovës, armë, municion dhe uniforma ushtarake, për të cilat supozohet se janë të lidhura me sulmin terrorist të vitit të kaluar në Banjskë, Zveçan, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.
- Post By Besnik Shuki
- 17:33, 19 nëntor, 2024
Prishtinë, 19 nëntor 2024 (MIA) - Policia e Kosovës ka zbuluar sot në Zveçan, në veri të Kosovës, armë, municion dhe uniforma ushtarake, për të cilat supozohet se janë të lidhura me sulmin terrorist të vitit të kaluar në Banjskë, Zveçan, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.
Autoritetet kompetente kumtuan se pasi e kanë marrë informatën, gjatë bastisjes në një lokacion në rr. "Kralj Petar" në Zveçan, kanë gjetur katër granata M75, dy pushka automatike, gjashë karrikatorë me municion për pushkë automatike "Kalashnjikov", qindra plumba, antiplumb, pantallona, xhupë ushtrarakë, jelekë taktikë, gaz-maska, çanta krahu ushtarakë, pesë rripa ushtarakë...
Një pjesë nga pajisja ushtarake është fshehur në fuçi plastikë.
Në sulmin e grupit të armarosur serb në Banjskë më 24 shtator të vitit 2023, është vrarë efektivi i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Gjatë të shtënave janë vrarë edhe tre nga sulmuesit, ndërsa të tjerët kanë ikur në Serbi. bsh/