• e shtunë, 23 nëntor 2024

Këshilli NATO-Ukrainë do të mbahet më 26 nëntor pas sulmit rus me raketën eksperimentale hipersonike

Këshilli NATO-Ukrainë do të mbahet më 26 nëntor pas sulmit rus me raketën eksperimentale hipersonike

Bruksel, 22 nëntor 2024 (MIA) - NATO dhe Ukraina javën e ardhshme në Bruksel do të biseodjnë për lansimin rus të raketës eksperimantale hipersonike me rreze veprimi të mesëm, kumtuan sot diplomatë.

Takimi i Këshillit NATO-Ukrainë më 26 nëntor do të mbahet në nivel të ambasadorëve.

"Kievi bëri thirrje për mbajtjen e takimit pas sulmit ndaj qytetit Dnejpër", deklaruan zyrtarët.

Presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski tha se përdorimi i raketës eksperimentale balistike nga ana e Rusisë paraqet eskalim të qartë dhe serioz në luftë dhe bëri thirrje për dënim të fuqishëm mbarë botën.

"Sistemimi i llojit të tillë të armës nuk do ta ndryshojë kahjen e konfliktit, as t'i ndalë aleatët në NATO në përkrahjen për Ukrainën", tha zëdhënësja e NATO-s, Farah Dallalla. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR