• e martë, 24 dhjetor 2024

Lavrov: Zelenski u frikësua nga përgjigja e Rusisë

Lavrov: Zelenski u frikësua nga përgjigja e Rusisë

Moskë, 22 nëntor 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov sot deklaroi se presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski është "i frikësuar nga përgjigja e Moskës dhe i akuzon patronët e tij".

"Lidhur me përgjigjen tonë (përdorimin e raketës hipersonike), sa kuptova, Zelenski u frikësua dhe drejtpërdrejtë filloi t'i akuzojë patronët e tij, të cilët e kanë lënë të paarmatosur para hapit të tillë të Federatës ruse", tha Lavrov në konferencën për shtyp pas takimit të përbashkët të përfaqësuesve të Ministrive të Punëve të Jashtme të Rusisë dhe Bjellorusisë.

Ai tha se Perëndimi i dha leje Ukrainës të shfrytëzojë armë me rreze veprimi të gjatë kundër Rusisë.

"Presidenti rus këtë e ka përmendur disa herë. Pa pjesëmarrjen e tyre të drejtpërdrejtë (të Perëndimit), nuk do të lansohej asnjë raketë", tha Lavrov. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR