• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shpërthim i kontrolluar te Ambasada e SHBA-së në Londër, evakuim edhe në aeroportin Getuik

Shpërthim i kontrolluar te Ambasada e SHBA-së në Londër, evakuim edhe në aeroportin Getuik

Londër, 22 nëntor 2024 (MIA) - Policia britanike ka kryer shpërthim të kontrolluar pasi "një paketë e dyshimtë" është gjetur para Ambasadës së SHBA-së në Londër.

Policia Metropoliten ka sistemuar kordone sigurie rreth lokacionit Najn Elms, njoftuan mediumet britanike.

Ndërkohë, nga aeroporti Getuik njoftuan se "një pjesë e madhe" nga terminali jugor është evakuuar për shkak të hetimit për një incident të mundshëm.

Udhëtarët nuk do të mund të hyjnë në terminalin jugor derisa zgjat hetimi", shtohet në deklaratë.

Tani për tani nuk ka informata nëse ekziston lidhje mes paketës së dyshimtë te Ambasada e SHBA-së dhe evakuimit në aeroport. bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR