• e shtunë, 23 nëntor 2024

NATO: Raketat ruse nuk do të na pengojnë të mbështesim Ukrainën

NATO: Raketat ruse nuk do të na pengojnë të mbështesim Ukrainën

Bruksel, 22 nëntor 2024 (MIA) – Aleanca Veriatlantike ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se po tenton të terrorizojë civilët dhe të frikësojë aleatët e Ukrainës.

Putin tha dje se Rusia nisi një sulm raketor me një raketë të re me rreze të mesme veprimi në një qendër ushtarake ukrainase në përgjigje të sulmeve ukrainase në ditët e fundit me armë perëndimore me rreze të gjatë. Ai theksoi se Moska "ka të drejtë" të sulmojë vendet perëndimore që furnizuan Kievin me armë kundër objektivave në Rusi.

Zëdhënësi i NATO-s Farah Dahlallah deklaroi se kjo nuk do të ndryshojë rrjedhën e konfliktit ose nuk do të pengojë aleatët e NATO-s të mbështesin Ukrainën.

Ndërsa presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, deklaroi se sulmi në Dnieper është “një tjetër provë se ajo nuk është i interesuar për paqe".

Rusia duhet të detyrohet për paqe të vërtetë, e cila mund të arrihet vetëm me forcë, theksoi Zelenski.

Diplomatë të paidentifikuar njoftuan sot se përfaqësuesit e NATO-s dhe Ukrainës do të diskutojnë javën e ardhshme në Bruksel për lëshimin rus të një rakete eksperimentale hipersonike me rreze të mesme veprimi. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR