Mbyllet ambasada Amerikane në Londër për shkak të një pakoje të dyshimtë
- Ambasada e SHBA-së në Londër ka hyrë në gjendje bllokimi, me vendosje të një perimetri më të gjerë rreth ndërtesës për shkak të kërcënimit të sigurisë, deklaruan për "Jerusalem post" burime të afërta me situatën.
Londër, 22 nëntor 2024 (MIA) - Ambasada e SHBA-së në Londër ka hyrë në gjendje bllokimi, me vendosje të një perimetri më të gjerë rreth ndërtesës për shkak të kërcënimit të sigurisë, deklaruan për "Jerusalem post" burime të afërta me situatën.
Policia britanike më vonë sqaroi se policët po hetonin një pako të dyshimtë në zonën Najn Elms të Londrës jugore dhe se bllokimet e rrugëve ishin vendosur si masë paraprake.
We’re aware of speculation online about an incident in the vicinity of the US Embassy in Nine Elms.
— Metropolitan Police (@metpoliceuk) November 22, 2024
Cordons are in place in the area as a precaution while officers investigate a suspect package.
We will provide a further update in due course.
“Ne jemi në dijeni të spekulimeve në internet në lidhje me incidentin pranë Ambasadës amerikane në Najn Elms”, kumtoi Policia Metropolitane e Londrës në rrjetin social Iks.
Në zonë janë vendosur bllokada si masë paraprake ndërkohë që policët hetojnë pakon e dyshimtë. Informacione shtesë do të ndajmë në periudhën në vijim”, theksohet në kumtesën.
Ambasada e SHBA-së në Iks publikoi se policia e ka mbyllur rrugën në afërsi të ndërtesës ""si masë paraprake". ls/
Local authorities are investigating a suspicious package outside the U.S. Embassy in London. Met Police are present and have closed Ponton Road out of an abundance of caution. We will provide further updates when available. Please monitor @metpoliceuk for updates.
— U.S. Embassy London (@USAinUK) November 22, 2024
Foto: EPA