• e martë, 24 dhjetor 2024

Ministrat e G7 do të bisedojnë për urdhër arrestet e GJNP-së javën e ardhshme

Ministrat e G7 do të bisedojnë për urdhër arrestet e GJNP-së javën e ardhshme

Romë, 22 nëntor 2024 (MIA) - Ministrat e G7 në takimin në Itali javën e ardhshme do të diskutojë për urdhrin për arrestim të Benjamin Netanjahut nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, tha kryeministrja Xhorxha Meloni, duke theksuar se çështja kërkon analizë shtesë.

Izraeli dhe aleatët e tij dënuan vendimin e GJNP-së të enjten për të lëshuar një urdhër arrest për kryeministrin izraelit, edhe pse Turqia - dhe grupet për të drejtat e njeriut, e përshëndetën hapin.

Qeveria e koalicionit të djathtë të Melonit duket e ndarë, raportojnë mediat italiane.

Ministri i Mbrojtjes, Guido Kroseto të enjten tha se Italia do të duhej të arrestonte kryeministrin izraelit nëse ai viziton vendin, ndërsa zëvendës kryeministri i Melonit, Mateo Salvini, tha se Netanjahu do të ishte i mirëpritur në Itali. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR