Shtëpia e Bardhë: Rusia është plotësisht përgjegjëse për përshkallëzimin në Ukrainë
- - Përshkallëzimi i konfliktit në Ukrainë, përfshirë përfshirjen e trupave të Koresë së Veriut, është tërësisht në duart e Rusisë, deklaruan mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë.
Uashington, 22 nëntor 2024 (MIA) - Përshkallëzimi i konfliktit në Ukrainë, përfshirë përfshirjen e trupave të Koresë së Veriut, është tërësisht në duart e Rusisë, deklaruan mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë.
"Rusia është përshkallëzuar në çdo hap, tha zëdhënësja Karin Zhan-Pjer, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Moskën se përfshirja e "vendeve të tjera" në konfliktin ukrainas është e papranueshme.
Sipas shërbimeve të inteligjencës perëndimore dhe ukrainase, Rusia ka përfshirë të paktën 10,000 trupa të Koresë së Veriut në konflikt, disa prej të cilëve janë vendosur në rajonin Kursk të Rusisë për të forcuar pozicionet e saj.
Për Zhan-Pjer, kjo është dëshmi e "dëshpërimit" të Moskës. “Ata po pësojnë humbje të mëdha dhe për këtë arsye po i kërkojnë Koresë së Veriut forcë shtesë ushtarake”, tha ajo dhe paralajmëroi se administrata në largim e presidentit Xho Bajden do të vazhdojë të ofrojë në mënyrë aktive ndihmë për Ukrainën në pjesën e mbetur të mandatit të presidentit aktual.
Rusia e sulmoi Ukrainën këtë javë me një raketë të re balistike me rreze të mesme veprimi, e cila sipas analistëve, ishte një përgjigje ndaj vendimit të Bajdenit për të lejuar Ukrainën të përdorë raketa amerikane me rreze të gjatë për të sulmuar Rusinë.
Zhan-Pjerr nuk pranoi të komentojë për ndryshimin e pozicionit të SHBA-së për raketat ATACMS, i për të cilën u publiku për herë të parë gjatë fundjavës.
"Ata (Rusia) janë ata që vazhdojnë përshkallëzimin. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën në luftën e saj kundër këtij agresioni", tha zëdhënësja.
Ajo shtoi se SHBA nuk sheh "asnjë bazë" për të ndryshuar doktrinën e saj bërthamore pas rinovimit të doktrinës bërthamore ruse, për të cilën foli më parë presidenti Vladimir Putin. Përfaqësuesja e Shtëpisë së Bardhë e dënoi retorikën "e papërgjegjshme" të Moskës.
“Ne nuk shohim asnjë arsye për të përshtatur doktrinën apo qëndrimet tona bërthamore në përgjigje të deklaratave të Rusisë”, theksoi Zhan-Pjer. ls/