• e shtunë, 23 nëntor 2024

Qytetarët e Maqedonisë nga 30 nëntori në Kinë do të udhëtojnë pa viza

Qytetarët e Maqedonisë nga 30 nëntori në Kinë do të udhëtojnë pa viza

Pekin, 22 nëntor 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës sot kumtoi se do ta zgjerojë politikën e regjimit pa viza në nëntë vende të tjera, përfshirë Maqedoninë e Veriut. Midis 30 nëntorit 2024 dhe 31 dhjetorit 2025, politika pa viza do të zbatohet për mbajtësit e zakonshëm të pasaportave edhe nga Bullgaria, Rumania, Kroacia, Mali i Zi, Malta, Estonia, Letonia dhe Japonia, kumtoi në konferencë për shtyp në Pekin,  zëdhënësi i MPJ-së së RP Kina, Lin Xhijan.

Përveç kësaj, Kina do të zgjasë gjithashtu periudhën e qëndrimit pa viza nga 15 deri në 30 ditë, transmetoi televizioni shtetëror CCTV.

Duke filluar nga 30 nëntori 2024, mbajtësit e pasaportave të zakonshme nga 38 vende, duke përfshirë nëntë vendet e reja të shtuara, do të mund të hyjnë në Kinë pa vizë për biznes, turizëm, vizitë të afërmve dhe miqve, shkëmbim vizitash dhe tranzit, jo më shumë se 30 ditë. ls/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR