• e shtunë, 23 nëntor 2024

Të paktën dhjetë persona humbën jetën në një sulm të armatosur në Afganistan

Të paktën dhjetë persona humbën jetën në një sulm të armatosur në Afganistan

Kabul, 22 nëntor 2024 (MIA) - Sulmues të panjohur kanë vrarë të paktën dhjetë persona në provincën veriore afgane Baghlan, deklaroi sot zëdhënësi i MPB-së, Abdul Matin Kani.

Askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmin.

Talebanët morën pushtetin në Afganistan në vitin 2021 dhe u zotuan të rivendosin sigurinë në vendin e shkatërruar nga lufta.

Megjithatë, sulmet vazhduan, ndërsa përgjegjësinë për shumicën prej tyre e ka marrë dega lokale e Shtetit Islamik. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 


  
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR