Tetëmbëdhjetë ushtarë izraelitë janë plagosur në një sulm me dron nga Hezbollahu
- Armata izraelite mbrëmë bëri të ditur se 18 ushtarë të saj janë plagosur në një sulm me dron të kryer nga milicia pro-iraniane "Hezbollah" nga Libani jugor mbi caqe në veri të Izraelit, transmeton DPA.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:07, 1 korrik, 2024
![Tetëmbëdhjetë ushtarë izraelitë janë plagosur në një sulm me dron nga Hezbollahu](https://new.mia.mk/images/20240701080708_big_730x400_28.webp )
Tel Aviv, 1 korrik 2024 (MIA) - Armata izraelite mbrëmë bëri të ditur se 18 ushtarë të saj janë plagosur në një sulm me dron të kryer nga milicia pro-iraniane "Hezbollah" nga Libani jugor mbi caqe në veri të Izraelit, transmeton DPA.
Forcat Ajrore izraelite iu përgjigjën sulmit me dron duke sulmuar pozicionet e Hezbollahut në Libanin jugor. Që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës në tetor, Izraeli ka shkëmbyer zjarr çdo ditë me Hezbollahun në zonën kufitare me Libanin. Grupi radikal thotë se Izraeli duhet të përfundojë plotësisht luftën e tij në Gazë kundër aleatit të tij, lëvizjes islamike palestineze Hamas, me qëllim që të ndalojë bombardimin e Izraelit.
Kohët e fundit, luftimet janë intensifikuar ndjeshëm.