• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjykata supreme e SHBA-së: Ish-presidentët kanë të drejtë imuniteti

Gjykata supreme e SHBA-së: Ish-presidentët kanë të drejtë imuniteti

Uashington, 1 korrik 2024 (MIA) - Gjykata supreme e SHBA-së ka vendosur se ish-presidentët kanë të drejtën e një shkalle të caktuar imuniteti nga ndjekja penale, me çka zvogëlohen gjasat për procedurë kundër Donald Trampit nën akuzë se ka planifikuar të ndalonte transferimin e pushtetit, të vazhdojë para zgjedhjeve në vitin 2024.

Tramp akuzohet për mbikëqyrjen e përpjekjeve për të anuluar zgjedhjet e vitit 2020, për komplot për të ndërhyrë në konfirmimin e rezultateve zgjedhore, komplot për mashtrim të qeverisë dhe komplot për heqje të së drejtës së votuesve.

Në padinë, gjithashtu, theksohet se ai ka përhapur pretendime të rreme për mashtrime zgjedhore, ka planifikuar të rekrutojë lista të rreme zgjedhore, ka kryer presion ndaj përfaqësuesve të Ministrisë amerikane të Drejtësisë për të hapur hetime të rreme për mashtrime zgjedhore dhe ka ushtruar persion ndaj nënkryetarit të tij Majk Pens, për të penguar konfirmimin e kongresit për fitoren e Xho Bajdenit.

Vendimi në rastin me përmbysjen zgjedhore të Trampit ishte një nga të fundit që Gjykata supreme e miratoi në këtë mandat. Shumica konservatore në Gjykatën Supreme u përpoq të shtynte çdo gjykim sa më gjatë që ishte e mundur. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR