• e enjte, 26 dhjetor 2024

Seancë speciale e Këshillit të sigurimit të OKB-së për situatën e vështirë humanitare në Rripin e Gazës

Seancë speciale e Këshillit të sigurimit të OKB-së për situatën e vështirë humanitare në Rripin e Gazës

Nju-Jork, 1 korrik 2024 (MIA) - Këshilli i sigurimit të Kombeve të Bashkuara nesër do të mbajë seancë speciale për situatën e vështirë humanitare në Rripin e Gazës.

Në seancë fjalim do të ketë koordinatorja e OKB-së për çështje humanitare dhe rindërtim të Rripit të Gazës, Sigrid Kag. 

Në raportin e fundit të OKB-së theksohet se rindërtimi i shtëpive të shkatërrura në Rripin e Gazës do të zgjasë deri në vitin 2040, dhe ndoshta edhe më shumë.

Rreth 85 për qind e shkollave në Rripin e Gazës kanë pësuar dëmtime që nga 7 tetori i vitit të kaluar, kur filloi lufta midis Izraelit dhe Hamasit, kurse 70 për qind kanë nevojë për rindërtim të plotë ose të madh.

Gjithashtu shumica e 36-të spitaleve në Rripin e Gazës janë dëmtuar ose shkatërruar në luftën. ls/ 

foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR