• e enjte, 07 nëntor 2024

Qindra kandidatë heqin dorë nga rrethi i dytë në zgjedhjet franceze që të kundërshtojnë të djathtën ekstreme

Qindra kandidatë heqin dorë nga rrethi i dytë në zgjedhjet franceze që të kundërshtojnë të djathtën ekstreme

Paris, 1 korrik 2024 (MIA) - Rreth qindra kandidatë nga e majta dhe nga shumica parlamentare rreth presidentit francez Emanual Makron heqin dorë nga pjesëmarrja në rrethin e dytë të zgjedhjeve parlamentare. 

Në 306 njësi zgjedhore prej gjithsej 577 në mbarë vendin ka nga tre kandidatë të cilët shkojnë në rrethin e dytë. Në pesë njësi ka madje edhe nga katër kandidatë. Nga këto 311 njësi, ku për rrethin e dytë ka më shumë se dy kandidatë, në 161 njësi prijnë kandidatët e "Tubimit Kombëtar" ose aleatët e tyre. 

Në mesin e atyre që hoqën dorë nga pjesëmarrja në rrethin e dytë janë kryesisht përfaqësues të së majtës "Fronti i ri popullor". Kështu, për shembull, në Normandi një kandidat i majtë hoqi dorë në interes të ish kryeministres së Makronit, Elizabet Born. Në disa raste heqin dorë edhe kandidatë nga koalicioni presidencial. 

Qëllimi është që të mbështetet kandidati i cili do të kundërshtojë kandidatin e "Tubimit Kombëtar" në njësinë adekuate në rrethin e dytë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. 

Kodi zgjedhor parasheh se sot deri në orën 18 kandidatët mund të tërhiqen nga zgjedhjet deri në rrethin e dytë, që pastaj dukshëm do të ndryshojë raporti i forcave. Shumë shpesh tërhiqet kandidati me përqindje më të vogël të votave, por nuk ka rregulla. fc/ 

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR