• e enjte, 26 dhjetor 2024

Galant: Armata izraelite ka nevojë për 10.000 ushtarë

Galant: Armata izraelite ka nevojë për 10.000 ushtarë

Tel Aiv, 1 korrik 2024 (MIA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant sot deklaroi se armatës izraelite i nevojiten edhe gjithsej 10.000 ushtarë.

Galant para komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes theksoi se 4.800 ushtarë mund të rekrutohen nga komuniteti i hebrenjëve ultra-ortodoksë, të cilët janë 13 për qind nga popullata e Izraelit.

Gjykata supreme e Izraelit në qershor solli aktvendim se hebrenjët ultra-ortodoksë patjetër të rekrutohen dhe të shërbejnë në ushtri, duke konfirmuar aktgjykimin në maj se shteti nuk ka autorizim për të liruar meshkuj ultra-ortodoksë.

Mijëra herbrenjë ultra-ortodoksë mbrëmë janë përleshur me policinë izraelite në Jerusalemin qendror gjatë një proteste kundër një urdhëri të Gjykatës Supreme për shërbimin e tyre të obliguar ushtarak. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR