• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Ekonomist: Ukraina po përballet me një fatkeqësi ekonomike

Ekonomist: Ukraina po përballet me një fatkeqësi ekonomike

Londër, 1 korrik 2024 (MIA) - PBB-ja e Ukrainës është për një çerek më e ulët se para pushtimit rus, shkruan revista Ekonomist, duke theksuar se sulmet e fundit në infrastrukturë kanë dëmtuar parashikimet e rritjes dhe se Ukraina ka një muaj për të shmangur mospërmbushjen e detyrimeve.

"Gjasat janë shumë të vogla për të arritur një marrëveshje me kreditorët për shlyerjen e borxhit para datës 1 gusht, kur skadon marrëveshja aktuale. Nëse Ukraina nuk i përmbush detyrimet, kjo mund të jetë një fatkeqësi afatgjatë për rindërtimin e vendit", theksohet në artikullin e Ekonomist. 

Kiev në qershor kërkoi nga kreditorët të ulin vlerën aktuale të borxheve të Ukrainës për 60 për qind, ndërsa kreditorët ofruan 22 për qind.

“Por, edhe me atë propozim, Ukraina do të arrinte vetëm t'i mbijetonte. Deri në fund të vitit, raporti i borxhit ndaj PBB-së do t'i afrohet numrit 94 për qind”, shkruan Ekonomist.

Nëse nuk arrihet marrëveshje, Ukraina ka dy opsione - të rinegociojë për zgjatjen e ngrirjes së shlyerjes së borxhit ose të deklarojë mospërmbushje të detyrimeve", theksohet në artikullin. ls/ 

foto: arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR