• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një automobil goditi këmbësorë në Seul, nëntë të vdekur

Një automobil goditi këmbësorë në Seul, nëntë të vdekur

Seul, 1 korrik 2024 (MIA) - Një automobil goditi këmbësorë në afërsi të kuvendit të qytetit në Seul, ku e humbën jetën nënë persona, ndërsa të paktën katër janë lënduar, njoftojnë mediat koreano-jugore, duke cituar zyrtarë të policisë dhe zjarrfikësve.

Një zyrtar i policisë deklaroi se policia po heton në vendngjarje, por nuk pranoi të jepte informacione të mëtejshme.

Televizioni YTN transmetoi se automobili ka goditur këmbësorët që prisnin në vendkalimin e këmbësorëve pasi goditi dy automobila të tjera.

Në video-incizimin e bërë nga një dëshmitar okular shihet se si një polic përpiqet të ringjallë një person i cili ishte shtritë në tokë pas goditjes nga automobili. ls/ 

foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR