• e martë, 02 korrik 2024

Të paktën shtatë viktima në sulmin izraelit në Libanin jugor

Të paktën shtatë viktima në sulmin izraelit në Libanin jugor

Bejrut, 27 mars 2024 (MIA) - Të paktën shtatë persona e kanë humbur jetën në sulmin ajror izraelit në qytetin jugor të Libanit, Nabatia, deklaruan burime të sigurta për mediat britanike. 

Mediat britanike supozojnë se qëllimi i sulmit ishin strehimoret e islamistëve në fshatin Hebaria.

Tre militantë të Hezbollahut dje mbetën të vrarë në sulmin ajror izraelit në afërsi të dy qyteteve në pjesën verilindore të Libanit, njoftoi grupi në platformën Telegram. 

Izraeli e konfirmoi sulmin. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR