• e shtunë, 23 nëntor 2024

Aeroporti ndërkombëtar në Tiranë then rekorde, vetëm në qershor një milion udhëtarë

Aeroporti ndërkombëtar në Tiranë then rekorde, vetëm në qershor një milion udhëtarë

Tiranë, 1 korrik 2024 (MIA) - Aeroporti ndërkombëtar "Rinas" në Tiranë tani është aeroporti me qarkullim më të madh të udhëtarëve në rajon.

Në muajin qershor, është vërejtur numër rekord i fluturimeve me një milion udhëtarë. Sipas numrave sot të publikuara në krahasim me qershorin e vitit të kaluar, ky aeroport shënon rritje të fluturimeve për 61,6 për qind.

Në periudhën janar-qershor janë regjistruar 4,8 milionë udhëtarë, me rritje për 65,8 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar.

Ky aeroport vitin e kaluar ka pritur 7.257.574 udhëtarë, ndërsa sivjet pritet që numri i udhëtarëve të arrijë 8,4 milionë, që ka të bëjë me numrin e rritur të destinacioneve.

Në janar të këtij viti filloi të punohet në zgjerimin e pistës së aeroportit, që të mundësohen fluturime tejoqeanike. Parashikohet që në tre muajt e parë të vitit 2025 të fillojnë fluturimet në relacionin Tiranë - Nju-Jork. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR